Taulant Balla i akuzuar për lidhje me bandat

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj është shprehur kundër emërimit të Taulant Ballës në krye të ministrisë së brendshme.

Hajdarmataj tha se Balla është i akuzuar shpesh për lidhjet me bandat kriminale, dhe se sipas tij nuk është një gjetje e duhur për atë post. Hajdarmataj tha se Çuçi nuk është akuzuar asnjëherë për lidhje me krimin e organizuar dhe për korrupsion.

“Këto raste janë shkas dhe duhet të shoqërohen me dorëheqje dhe shkarkim të drejtuesve të institucioneve siç ndodhi me zotin Çuçi. Ka pasur edhe raste të tjera. Nuk po kalojmë një periudhe të mirë sa i takon rendit dhe sigurisë publike, luftës ndaj krimit të organizuar.

Pavarësisht nëse unë mund të kem vërejtjet e mia, sa i takon aspektit të drejtimit të policisë së shtetit nga ministria e brendshme mund të them në këto vite qeverisje zoti Çuçi ishte me i pranueshëm si ministër i brendshëm, se vinte nga një shkollë juridike, dhe përveç lidhjeve familjare, nuk është akuzuar asnjëherë për lidhje me krimin e organizuar dhe për korrupsion. Ndryshe që zoti Balla është i akuzuar shpesh herë si për bandat e Elbasanit, Toyota Yaris edhe lidhje me familjarë të deputetit Rraja. Si gjetje nuk i shkon shumë për shtat. Mendoj se zoti Balla nuk është gjetje e duhur për atë post politik, për ministrinë e Brendshme”, tha ai./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne