Taulant Balla pret në takim Galit Peleg: Jemi me Izraelin, dënojmë sulmin terrorist!

Ministri islamofob Taulant Balla menjëherë pas sulmit të ndodhur në Izrael ka takuar ambasadoren e Izraelit në Shqipëri Galit Peleg.

Ai ka quajtur sulm terrorist veprimin e Hamasit dhe ka shprehur solidaritet dhe gadishmëri ndaj shtetit Izraelit.

Qeveria islamofobe e Ramës është kujdesur në çdo deklaratë të bërë ndaj luftës mes Palestinës dhe Izraelit duke u rreshtuar krah zionistëve dhe Amerikës.

Pyetja jonë është ku janë muslimanët shqiptarë të punësuar në qeveri dhe bashki? A do dalin në mbështetje të muslimanëve palestinez që kane dekada që vuajn dhe vriten?

Statusi i plotë i Taulant Ballës:

🇦🇱🤝🇮🇱

Sapo i shpreha Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, solidaritetin tonë me popullin e Izraelit ndërsa vijojnë sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Shqipëria përmes Kryeministrit Edi Rama i dënoi ashpër këto sulme terroriste dhe mban një qëndrim të fortë kundër terrorizmit. Mendimet dhe lutjet tona sot janë për viktimat e këtij sulmi të pabesë, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne