Të arrestuarit mohojnë akuzat: Kishim dijeni vetëm për makinat, jo për 3.4 mln eurot

Të arrestuarit për 3.4 milionë eurot e sekuestruara në portin e Durrësit vijojnë të mohojnë faktin se kanë pasur dijeni për paratë. Gjatë marrjes në pyetje, ata kanë deklaruar se kanë pasur dijeni vetëm për makinat. Alban Mollaymeri, pronar i një servisi në periferi të Tiranës, ka deklaruar se: U kontaktova nga Alfred Vladi për të blerë disa automjete për kompaninë e tij. Kompania e Vladit ështe hapur në maj të këtij viti.

Policia ka organizuar disa operacione për kapjen e Alfred dhe Elvis Vladit, të dy nga Peshkopia, të cilët janë personat që sipas policisë kanë porositur ngarkesën me euro. Por deri tani nuk ka pasur asnjë rezultat për rënien në gjurmë të tyre.

Ndërkohë paratë e sekuestruara me 24 qershor, 3.366.800 euro, 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe 80,000 franga zvicerane, radioja e policise dhe kallashnikovi janë dërguar në Laboratorin Kriminalistik për ekspertizë.

Mësohet gjithashtu se kanë nisur 2 hetime te brendshme nga ShÇBA per dekonspirim operacioni.  Nen hetim administrativ janë 2 efektive te Policise se Shtetit.

Për sasinë e eurove ndodhen pas hekurave dhe Edi dhe Klevis Lika, babë e bir. Edi Lika ka në pronësi një servis në autostradën Tiranë- Durrës, ndërsa së fundmi e ka zgjeruar aktivitetin e tij në transport ndërkombëtar mjetesh. I biri, Klevis Lika kishte nisur punë si shofer shoqërues.

Ndërsa Agim Ceka 61-vjeç ishte shoferi kryesor i mjetit ‘Bizark’ që tranportonte 9 automjetet, në dy prej të cilave u gjetën dhe milionat e eurove kontrabandë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne