Putin për fitoren e Erdogan: Rezultati tregoi autoritetin e madh politik të tij

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se rezultati i zgjedhjve ne Turqi tregoi “autoritetin e madh politik” të liderit turk dhe mbështetjen masive për të.

Erdogan, i cili ka dominuar politikën turke gjatë 15 vjetëve të kaluar, i fitoi të dielën zgjedhjet presidenciale, të cilat i siguruan mandatin pesëvjeçar.

Me ndryshimet e reja kushtetuese, të miratuara në një referendum vitin e kaluar, Erdogan do të ketë kompetenca shtesë.

Kremlini tha se Putin shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar “punën dhe dialogun” me Erdoganin, partia e të cilit, në aleancë me disa më të vogla, ka fituar edhe shumicën parlamentare në zgjedhjet e së dielës.

Edhe vetë Putin e zgjati sundimin e tij pothuajse prej dy dekadësh kur fitoi mandatin e katërt presidencial në zgjedhjet e marsit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne