FOTO/ Sulmohet gazeta më madhe holandeze “De Telegraaf”

Një furgon ka goditur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm hyrjen kryesore të ndërtesës ku ndodhet gazeta më e madhe holandeze në Amsterdam, “De Telegraaf”. Lajmi është bërë i ditur nga vetë gazeta, e cila ka folur për një “sulm”.

Sipas policisë holandeze, bëhet fjalë për një “akt të qëllimshëm”. “Nuk do të na frikësojnë”, – ka shkruar “De Telegraaf”, duke konfirmuar që asnjë persona nuk është lënduar.

Që në të shkuarën, gazeta kishte marrë kërcënime të ndryshme. Forcat e rendit po kërkojnë drejtuesin e mjetit, i cili dyshohe se është laguar në bodin e një makine “Audi” të drejtuar një person tjetër.

“Ky akt i qëllimshëm kundër ‘de Telegraaf’-it, është një goditje ndaj lirisë së shtypit dhe demokracisë holandeze. Ka akoma zona të errëta, por ne do të qëndrojmë vigjilentë dhe policia po bën gjithçka për të ndaluar autorët”, – ka shkruar në “Twitter” kryeministri holandez Mark Rutte.

De Telegraaf

@telegraaf

Penetrante brandlucht vult het gebouw https://www.telegraaf.nl/nieuws/2218694/hal-telegraaf-gebouw-grote-ravage 

Hal Telegraaf-gebouw grote ravage

Zwartgeblakerde muren, een zee aan glasscherven, een penetrante brandgeur en een vloer die volledig blank staat. De schade aan de hal van het TMG-gebouw in Amsterdam is aanzienlijk, na de aanslag op…

telegraaf.nl

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne