Të burgosurit i vënë flakën ambienteve të paraburgimit në Vlorë

Ambientet e paraburgimit në Vlorë u përfshinë nga flakët dje pasdite
. Sipas drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, fillimisht ka patur një konflikt fizik midis disa personave me rekorde kriminale.
Pasi është bërë izolimi i grupeve, shokët e qelive në shenjë proteste i kanë vënë flakën dyshekëve të dhomave në katin e dytë dhe të tretë. Në vendngjarje mbërritën forca zjarrëfikëse dhe autoambalancat e spitalit të qytetit.
Dy gardianë janë transportuar në spital të asfiksuar nga tymi. Një grup hetimor pritet të zbardhë ngjarjen kurse zjarri është fikur totalisht dhe situata është drejt normalizimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne