Të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite nisin grevë urie

I burgosuri palestinez Marwan Barghouti nisi të hënën një grevë urie masive kundër politikave izraelite të arrestimit, me më shumë se 1.000 të burgosur të tjerë që u bashkuan me të.

Greva pa afat ka nisur për të shënuar Ditën e të burgosurve palestinezë, mes thirrjeve nga të burgosurit për rifillimin e vizitave të burgut, kujdesit më të mirë mjekësor dhe trajtimit më të mirë të të burgosurave femra.

“Unë kam qenë një dëshmitar dhe një viktimë e sistemit të paligjshëm izraelit të arrestimeve arbitrare në masë dhe të keqtrajtimit të të burgosurve palestinezë. Pas shterimit të të gjitha mundësive të tjera, kam vendosur se nuk kishte zgjidhje tjetër, veçse duke u bërë ballë këtyre abuzimeve duke shkuar në grevë urie,” shkroi Barghouti, një lider i grupit Fatah për The New York Times të hënën.

Barghouti ka kaluar 15 vjet në burg, pasi u arrestua nga forcat izraelite në vitin 2002 gjatë intifadës së dytë, si udhëheqës i krahut ushtarak të Fatahut.

Ndërsa Izraeli e konsideron Barghoutin një kërcënim të sigurisë, sondazhet e rregullta nga Qendra palestineze për Politika dhe Sondazhe Hulumtimi tregojnë vazhdimisht se ai është figura më e favorizuar në mesin e palestinezëve për t’u marrë në pushtet nga presidenti Mahmoud Abbas.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Palestineze për Çlirim (PLO), Saeb Erekat u bëri thirrje palestinezëve kudo për të mbështetur grevën e urisë.

Në një deklaratë të hënën, Erekat tha se PLO do të vazhdojë të përpiqet për të rritur ndërgjegjësimin ndërkombëtar në lidhje me çështjen.

Grupet e të drejtave palestineze kanë organizuar edhe protesta në disa qytete për të shënuar Ditën e të burgosurve palestinezë dhe për të treguar mbështetjen për grevistët e urisë, duke përfshirë Jeruzalemin, Hebronin dhe Ramallahun.

Sipas grupit palestinez të të drejtave të burgosurve, Addameer, ka 6,300 të burgosur politikë palestinezë në burgjet izraelite. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne