Të gjithë punonjësit e këtij institucioni në Gjirokastër janë në akuzë nga prokuroria

Nuk ka ndodhur asnjëherë që punonjësit e një institucioni publik, të ndiqen penalisht nga organi i akuzës. Por ja që ndodh në Gjirokastër. Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror në Gjirokastër, është institucioni i parë që shënon rekordin për penalizimin e të gjithë stafit punonjës.

Burime nga Prokuroria e Gjirokastrës konfirmojnë se inspektorët e këtij institucioni ndiqen penalisht dhe mbi ta rëndon akuza “Shpërdorim Detyre”. Akuza është ngritur pas denoncimeve të depozituara në Prokurorinë e Gjirokastrës për abuzimet që kanë kryer punonjësit e këtij inspektoriati me detyrën.
Dhjetëra biznese kryesisht lokale, kanë depozituar në Prokurorinë e Gjirokastrës akuza konkrete me video e audio që vërtetojnë aktivitetin e inspektorëve në terren i cili ka qenë kompromentues dhe në kundërshtim të plotë me ligjin. Në krye të listës së punonjësve që po ndiqen penalisht është ish-drejtoresha i ISHSH e shkarkuar ditë më parë, Mirela Cabelli, si dhe ajo e komanduar rishtaz, Ina Cani.

Ditën e djeshme dhe sot, të gjithë inspektorët janë marrë në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe ndaj tyre është hapur proces penal. Mjaft prej tyre kanë qenë të shoqëruar me mbrojtës ligjorë. Në janar priten zhvillime të reja për ecurinë e mëtejshme të hetimeve nga inspektorë të ISHSH/ Shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne