Nga Artur Shkurti
Nga shkolla “Udha e shkronjave”
Peticion Drejtuar: Kuvendit të Shqipërisë
Për dijeni dhe mbështetje:
Opinionit Mbarëkombëtar Shqiptar
Shkollave shqipe dhe mësuesve shqiptarë kudo që ndodhen
Subjekti: Vendosja e autoritetit të Poetit Kombëtar Naim Frashëri dhe të Rilindjes Kombëtare dhe vënia para përgjegjësisë e personave dhe institucioneve që i kanë dëmtuar. Rivendosja e autoritetit frymëzues të “Mësonjëtores së parë shqipe” Korçë më 7 mars 1887, frymëzim i dëmtuar nga vendimet e Parlamentit dhe të Qeverisë Shqiptare.
I nderur shqiptar e shqiptare, që jeton në Shqipëri, troje etnike shqiptare, apo në diasporë.
Të nderuar mësues, pedagogë e drejtues të arsimit.
Sivjet më 25 maj 2026 mbushen 180 vjet nga lindja e Poetit Kombëtar Naim Frashëri.
Ndërkohë jemi para datës 7 mars, që është dita e themelimit të “Mësonjëtores së parë shqipe” të Korçës, themel i sistemit të sotëm arsimor shqiptar.
“Udha e shkronjave” mendon që janë ezauruar format e kërkesës institucionale ndaj Kuvendit të Shqipërisë, për çështjet që do të parashtrojmë. Nga nëntori 2025 dhe deri më sot 9 shkurt 2026, kemi dërguar shumë e-maile, me fakte për dëmtimin e Naim Frashërit dhe të Rilindjes Kombëtare. E-maile janë nisur për 140 deputetë të Kuvendit. Janë nisur dy broshura me fakte, me ligje, me VKM dhe me arsyetime që dëshmojnë dëmin.
Kemi marrë një shpërfillje totale nga deputetët që tregon nivel shumë të ulët të edukimit kombëtar të tyre, një dobësi që vjen jo vetëm nga niveli kulturor i tyre, por edhe nga niveli i synuar kulturor që ka Shteti Shqiptar prej disa dekadash. Pra është vetë Shteti Shqiptar që duke e synuar këtë dëm ia ka arritur deri aty sa asnjë deputet të mos e dijë e të mos jetë mirënjohës se kush e bëri Shqipërinë, të mos dijë të vlerësojë se vepra e rilindasve nuk është aspak e tejkaluar dhe ndonjë relike, se rilindasit, sidomos Naim Frashëri, Sami Frashëri, Pashko Vasa, Gjergj Fishta etj. janë në gjendje të frymëzojnë edhe sot shqiptarët dhe ai edukim është i pazëvendësueshëm për Sistemin Edukativ Shqiptar.
Për këtë arsye kërkojmë mbështjen e Opinionit Publik Mbarëshqiptar në trojet etnikek dhe në diasporë që të detyrojnë Kuvendin e Shqipërisë të ndreqë gabimet e pafalshme që janë bërë me ligje në dëm të Poetit Kombëtar Naim Frashëri, në dëm të “Mësonjëtores së parë shqipe” Korçë dhe të vetë Rilindjes Kombëtare.
Kërkesa:
- Kthimi i Urdhrit “Naim Frashëri Poet Kombëtar” në listën e dekoratave të Republikës së Shqipërisë në ligjin 93/2022. Ka qenë në ligjin për dekoratat dhe është hequr nga ligji përmes metodës diabolike të sjelljes së një ligji të ri, pa asnjë diskutim në parlament dhe pa pyetur Opinionin Publik, siç e kërkojnë procedurat parlamentare. Presidenti nuk e ka parë të udhës të kërkojë shpjegime për këtë dhe asnjë deputet. Kanë bërë sikur nuk kanë vënë re.
- Kthimi i statusit Muze Kombëtar i Arsimit, për Muzeun Arsimit të Korçës, me ëmërtimin “Mësonjëtorja e parë shqipe” Korçë. Statusin Muze Kombëtar e kishte (me VKM të vitit 1997) dhe iu hoq me ligjin 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” dhe me VKM 146 datë 10 mars 2021, pa një diskutim as në parlament, as në opinionin publik, me sabotim të dëgjesës publike. Kjo është shumë e lidhur me dëmtimin e Naim Frashërit si Poet Kombëtar, sepse vepra e tij kryesore ishte konceptimi i Sistemit Arsimor Edukativ Kombëtar dhe kryevepër e tij është pikërisht “Mësonjëtorja e parë shqipe” në Korçë të cilës i këndoi me poezinë “Korça” dhe “Gjuha shqipe”.
- Caktimi i datës 7 mars, Festë Zyrtare për nderimin e shkollës shqipe dhe heqja e datës 22 nëntor si Festë e Alfabetit, meqë caktimi i saj u bë qëllisht për të dëmtuar me shpërfillje datën 7 marsin 1887. Pra Kongresi i Manastirit quhet i përfshirë në 7 marsin 1887. Kjo përsëri është e lidhur me Naim Frashërin dhe me Rilindjen Kombëtare.
- Të ngrihet Komisioni Hetimor i Kuvendit të Shqipërisë për hetimin e dëmit që ka patur Naim Frashëri si Poet Kombëtar dhe periudha e Rilindjes Kombëtare, ku të merren në analizë
- Lidhur me këtë, të hetohet dëmi që ka Kujtesa Kombëtare nga përdorimi i termit dublues “Rilindje” nga Partia Socialiste dhe Edi Rama, që e shohim se në praktikë do të thotë goditje ndaj Rilindjes Kombëtare.
- procesverbalet e ministrive që janë marrë me hartimit të ligjeve 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, që janë marrë me VKM 146 datë 10 mars 2021, me ligjin 93/2022 “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, me ligjin për Festat Zyrtare.
- të hetohet puna e Departamentit të Historisë në Universitetin e Tiranës dhe e departamenteve të historisë në universitete të tjera, i cili ka lejuar që dëmi të ndodhë duke mos reaguar me profesionalizmin e vet.
- të merren në pyetje Vaso Tole, zëvendës i Akademisë së Shkencave, Genc Pollo, dhe Thomas Frashëri dhe persona të tjerë që besohet se po bëjnë një klan të quajtur “Vëllazëria Frashëri” me qendër në Tiranë, por me celula kudo në jug, që synojnë t’i hapin udhë ndërhyrjes së huaj për të mbështetur financiarisht, politikisht e fetarisht aksionin e një klani që synon të fundosë Rilindjen Kombëtare duke menaxhuar ai “klan” konceptet “Frashër”, “Vëllazëria Frashëri” (që është sulm me dublim të qëllimshëm ndaj konceptit të ngulitur Vëllezërit Frashëri)
- të hetohen programet mësimore dhe edukative, tekstet mësimore, të Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës dhe të Drejtorive Arsimore në çështjen e edukimit kombëtar. Në mënyrë të veçantë të hetohet se pse Drejtoria Arsimore Shkodër, megjithë lajmërimet nuk i kushtoi rëndësi 200-vjetorit të Pashko Vasës, pse kudo në Shqipëri shkollat bëjnë sikur nuk kanë emra patriotësh dhe nuk investojnë në emrat e tyre. Ta zemë shkollat që mbajnë emrat Sami Frashëri, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Andon Zako Çajupi etj.
- të hetohet përmbajtja e ndryshimeve që janë parashikuar për Muzeun Historik Kombëtar. Ne shohim një heshtje totale që është tepër e dyshimtë. Publiku synon të vihet para faktit të kryer dhe kjo është punë shumë e ulët. Nuk mund të hidhen para për ide që do të çorientojnë historinë kombëtare dhe t’u sigurohet investimi shtetëror për propagandimin e tyre. Në mënyrë të veçantë ne kemi dyshime që periudha e Rilindjes Kombëtare do të dëmtohet rëndë.
- Të hetohet puna dhe ndikimi i Mirela Kumbaros si Ministre e Kulturës dhe si Ministre e Arsimit në këto çështje. Ajo besojmë ka ndikuar në mbylljen e Muzeut Kombëtar të Arsimit dhe në çeljen e një muzeu lokal të arsimit që do të kishte funksion harresën dhe ngatërrimin mbi kryeveprën e Rilindjes Kombëtare.
- Pasi të jenë hetuar dhe të jetë informuar publiku të merren masa e të hiqen nga funksionet publike, personat që janë marrë me heqjen e Urdhrit “Naim Frashëri” sepse qartësisht po punojnë kundër interesit kombëtar, duke i hapur udhë shkombëtarizimit të shqiptarëve. Një prej këtyre personave e kemi identifikuar se duhet të jetë Thomas Frashëri që është Kancelar i Urdhërave dhe Medaljeve, një post që duket e ka krijuar vetë kur ka hartuar ligjin 93/2022 “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”. Thomas Frashëri, po në vitin 2022, ka botuar librin “Frashëri i shquar i panjohur”. Me anë të këtij libri Thomasi synon të themelojë një “klan Frashëri të shek.21” i cili synon të dëmtohen Vëllezërit Frashëri në këtë mënyrë: Merita kombëtare e Naimit, Samiut, Abdylit të përvetësohet, të tjetërsohet, të varfërohet, të harrohet, të zëvendësohet, të keqkuptohet, të dëmtohet, të transferohet nga klani dhe drejt klanit “Frashëri” të themeluar nga Thomas Frashëri. Kjo është punë përçarëse “politike”, “sektare”, “krahinore”, “fisnore”, “fetare” të cilat janë krejt në kundërshtim me parimet e punës kombëtare dhe qartësisht e identifikojnë Thomas Frashërin si person problematik në çështjen kombëtare shqiptare. Për këtë kemi shkruar librin “Klani “Oxhaku Heuristik” i shek.21″, kritikë ndaj librit të tij. Libri ka 323 faqe A4.
- Të hetohet lidhja e ideve “klanore” të hedhura në librin “Frashëri i shquar i panjohur” me praktikën e ndërtimit të sekteve “okulte” që synojnë të “mbillen” brenda organizatave politike që në pamjen të parë kanë natyrë kombëtare siç janë partitë politike, por që në të vërtetë ndjekin një axhendë përçarëse dhe tjetërsuese kombëtare.
- Të hetohet pse organet shtetërore nuk japin raporte për hetimin e dëmtimit dy herë të varrit të Mithat Abdyl Frashërit?
- Të hetohet se si u bë e mundur që megjithëse Muzeu Lokal i Korçës nuk e pati statusin Muze Kombëtar pas vitit 2018 kur u miratua ligji, ai përfitoi ristrukturim qëndror për ta kthyer në lokal, pra u shfrytëzuan “paratë kombëtare” për “punë lokale”, që tregon një interes të shtuar për ta devijuar me forcë historinë dhe për ta detyruar Korçën të pranojë ndërhyrjen qëndrore. Të hetohet lidhja VKM 146 datë 10 mars 2021 me ligjin 27/2018 “Për muzetë kombëtarë”.
- Të hetohen deri në detaje se kush qe përgjegjës për heqjen e Urdhrit “Naim Frashëri” nga ligji i dekoratave dhe të bëhen publik çdo arsyetim mbi këtë çështje që në fazat përgatitore të ligjit.
- Të hetohet praktika e caktimit të datës 22 nëntor si Festë Zyrtare (Dita e alfabetit) dhe dëmi i prodhuar për Rilindjen Kombëtare nga kjo zhvendosje e qëllimshme e rëndësisë së 7 marsit 1887 që është kryevepra e Rilindjes Kombëtare dhe “nëna” e Kongresit të Manastirit.
- Të hetohet lidhja që ka sjellja e eshtrave të Mithat Frashërit nga Partia Socialiste që tregon ftohtësi, me synimin diabolik, që përmes zmadhimit të Mithatit, të zvogëlonin Naim Frashërin, Sami Frashëri dhe Abdyl Frashërin, të zvogëlonin shekullin 19, dhe ta eksportonin rëndësinë tek shek.20, të shkaktonin një skoliozë të plotë.
- Të hetohet lidhja që ka dëmi ndaj Poetit Kombëtar Naim Frashëri dhe Rilindjes Kombëtare me dëmin që ka Harmonia Fetare dhe Sistemi Arsimor Laik Shqiptar. Sipas nesh me anë të këtyre veprimeve synohet a) fetarizimi i jetës së vendit dhe b) hapja e portave “edukative” për ndërhyrje të huaj. Një popullsi e cila nuk edukohet “kombëtarisht” është e destinuar të “vrapojë” drejt sekteve fetare dhe për pasojë “ligjërimi” dhe “orientimi” kalon nga rilindasit që bënin edukim kombëtare tek klerikët që bëjnë një edukim pjesor dhe për këtë arsye shkaktojnë edhe më shumë përçarje kombëtare. Plus që shteti nuk ka asnjë verifikim të edukimit që kanë klerikët dhe shkollat sigurisht mbeten zbuluar para çorientimit ideor.
- Të hetohet dëmi që ka Sinteza Fetare nga dëmtimi i Poetit Kombëtar Naim Frashëri. E gjithë shoqëria shqiptare, në radhë të parë Sistemi Arsimor dhe Universitetet, por edhe bashkësitë fetare duhet të shohin si prioritet “sintezën” sepse ajo mban të bashkuar shoqërinë në vlera të përbashkëta. Kjo me sa duket nuk i shkon për shtat “ndërhyrjes së huaj që e sheh veten të përjashtuar nga një shoqëri e bashkuar në vlera”, ndaj përmes njerëzve të korruptuar kanë nisur një aksion në themelet e kombit shqiptar, për të dëmtuar Poetin Kombëtar Naim Frashëri, rilindasit dhe vetë Rilindjen Kombëtare.
- Të hetohet dëmi që ka edhe Familja Qirjazi nga përdorimi i tepruar për synime fetare nga institucione të huaja dhe literatura fetare që po gjen vend e po mbillet edhe në institucionet fetare. Të hetohen aleancat fetare që synojnë që përmes narrativave fetare t’i shkaktojnë skoliozë të plotë konceptit të shkollës për Rilindjen Kombëtare si lëvizje që deshi bashkimin kombëtar, vëllazërinë kombëtare.
- Komisioni Hetimor i Kuvendit të Shqipërisë të hetojë veten se cila është arsyeja që 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që duhet t’i bëjnë nder Shqiptarit, nuk përfillin fare kërkesat thjesht kombëtare për mbrojtjen e Poetit Kombëtar Naim Frashëri dhe të Rilindjes Kombëtare.
- Kuvendi i Shqipërisë ta bëjë të detyrueshëm për deputetët leximin e veprave kryesore të Rilindjes Kombëtare dhe të mos i lejojnë vetes gabime të të tilla të pafalshme që i kushtojnë shumë kombit.
Me këtë rast, Të gjitha shkollave kudo që ndodhen, të gjithë stafeve akademike u kërkojmë t’i kthejnë shenjtërinë kombëtare 7 marsit dhe “Mësonjëtores” dhe ta kthejnë datën 7 mars 2026 dhe 25 majin 2026 në një ditë proteste për të drejtat kombëtare dhe reflektimi mbi edukimin kombëtare dhe të braktisin praktikat e “respektit fiktiv tregtar material”. Shenjtëria e 7 marsit është shenjtëri e Naim Frashërit dhe e “Mësonjëtores së parë shqipe”. Çfarë kuptimi ka që mësuesit të hanë e të pinë, të marrin lule dhe dhurata, kur qartësisht ata nuk reagojnë ndaj “udhëheqësit shpirtëror të tyre”, ndaj themeluesit të Arsimit Kombëtar që është Naim Frashëri dhe ndaj heqjes së themelit që është “Mësonjëtorja e parë shqipe” Korçë.
Firmos ketu:

















