“Të nisin hetimet!”/ PD: Delina Fico ka përfituar miliona dollarë nga USAID dhe DASH, e lidhur me Sorosin dhe fondet publike

Partia Demokratike ka hedhur akuza të rënda ndaj Delina Ficos, drejtoreshës së programeve të Shoqërisë Civile në Institutin e Menaxhimit Lindje-Perëndim, duke kërkuar nisjen e menjëhershme të hetimeve për përfitime financiare marramendëse, ndikim politik dhe mungesë transparence në deklarimet pranë institucioneve shtetërore.

Miliona dollarë përmes projekteve të financuara nga jashtë

Sipas të dhënave të publikuara, Delina Fico ka përfituar paga që shkojnë deri në 129 mijë dollarë në vitin 2017 dhe 126 mijë dollarë në vitin 2023, ndërkohë që instituti ku ajo drejton programet është financuar nga USAID, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe fondacionet e Sorosit.

Projekte të mëdha me ndikim të drejtpërdrejtë në çështje delikate për vendin, si:

“Justice for All”10.5 milionë dollarë për reformën në drejtësi (2016–2021)

• Projekt për forcimin e mediave (2020–2022)

• Program për efikasitetin në Gjykatën e Lartë (2021–2025)

PD ngre dyshime të forta se këto projekte, përveç mbështetjes financiare, kanë ndikuar drejtpërdrejt në proceset politike dhe vendimmarrëse të vendit, duke përdorur fondet ndërkombëtare për të orientuar drejtësinë dhe mediat sipas interesave të rrjetit Soros.

Rimbursime nga shteti dhe fonde publike për OJF-të

Nga viti 2019 deri në 2021, 136 mijë euro janë rimbursuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme përmes skemës së TVSH-së, ndërsa OJF-të ku Fico ka qenë anëtare bordi ose këshilltare kanë përfituar gjithashtu mijëra euro nga fondet publike:

Qendra e Aleancës Gjinore për Zhvillim: 18 mijë euro

Qendra Streha: 14 mijë euro

Refleksione: 35 mijë euro

Lidhjet e forta me rrjetin Soros dhe mungesa e transparencës

Emri i Delina Ficos del edhe në krye të disa OJF-ve të lidhura ngushtë me rrjetin Soros në Shqipëri, Kosovë dhe SHBA, për të cilat PD pretendon se nuk janë deklaruar siç duhet pranë ILDKPI:

Kosovo Women’s Network — anëtare bordi

Albanian Women Empowerment Network — anëtare bordi

Qendra Streha — anëtare bordi

Organizata EOS Tech Trust — këshilltare

Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim — deklaruar vetëm në 2014

Këto lidhje, sipas PD-së, e vendosin Ficon në qendër të një skeme ndikimi të orkestruar përmes organizatave joqeveritare, që kanë përthithur miliona dollarë në emër të reformave, por që në fakt kanë shërbyer si mekanizëm për të kontrolluar drejtësinë dhe opinionin publik.

Akuzat për ndikim politik dhe kërkesa për hetim penal

PD thekson se ky rrjet është përdorur edhe për të ushtruar presion politik, duke ndikuar në vendime kyçe si shpallja non-grata e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas gazetarit konservator Matt Palumbo, instituti që drejton Fico ka qenë “furnizuesi kryesor i informacioneve për korrupsionin e supozuar të Berishës te Departamenti i Shtetit”, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë midis rrjetit Soros dhe vendimeve politike në SHBA.

“Kush e kontrollon drejtësinë?” — Thirrja për transparencë dhe drejtësi

Partia Demokratike kërkon nga institucionet ligjzbatuese që të nisin hetime të thelluara mbi:

Ligjshmërinë e përfitimeve financiare të Delina Ficos dhe OJF-ve që ajo drejton

Deklarimet pranë ILDKPI dhe fshehjen e mundshme të pasurisë

Ndikimin politik dhe manipulimin e institucioneve përmes financimeve ndërkombëtare

Nuk mund të lejojmë që reforma në drejtësi dhe e ardhmja e Shqipërisë të jenë në duart e një grushti njerëzish që pasurohen në emër të luftës kundër korrupsionit. Qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën dhe drejtësia duhet të veprojë pa vonesë,” — thuhet në deklaratën përmbyllëse të PD-së./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne