Të prekurit nga uragani në Teksas, janë kthyer në viktima të ndihmave të Amerikës për regjimin e Izraelit

Autoritetet amerikane në shtetin Teksas, dhënien e ndihmave për të prekurit nga uragani e kanë kushtëzuar me ndërprerjen e bojkotimit të regjimit të izraelit.

Sindikata e lirive civile në Amerikë në një artikull të saj të publikuar në internet ka zbuluar faktin se autoritetet e qytetit Dikneson në shtetin e Teksasit për tu dhënë ndihmë të prekurve nga uragani kanë kërkuar që banorët e këtij qyteti t’i japin fund bojkotimit të mallrave izraelite. Sipas kësaj sindikate, atyre personave që kanë kërkuar ndihmë financiare për rindërtimin e shtëpive të prishura të tyre nga uragani, u është kërkuar që të zotohen në letër se do të heqin dorë nga bojkotimi i mallrave të regjimit sionist. Sipas sindikatës për të drejtat civile, ky veprim i autoriteteve të Teksasit është në kundërshtim me kushtetutën amerikane. Sipas autoriteteve në qytetin Diknseon të Teksasit, ndihmë financiare mund të marrin vetëm ata të prekur nga uragani Harvey të cilët nuk kanë bojkotuar regjimin sionist dhe në të ardhmen nuk do të bojkotojnë mallrat e këtij regjimi. Megjithëse kanë kaluar disa javë nga katastrofa e krijuar nga uragani Harvey, banorët e Teksasit vazhdojnë të përballe me probleme të shumta./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne