Të punësuarit e UNRWA-së në Gaza hyjnë në grevë

Të punësuarit e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë të Refugjatëve Palestinezë (UNRWA) në zyrën në Gaza, morën vendim për hyrjen në greve të përgjithshme.

Shkak për grevën është plani i administratës për zvogëlimin e aktiviteteve dhe largimin e punëtorëve në enklavën e bllokuar palestineze.

Ameer al-Mishal, shef i sindikatave të punonjësve që kanë organizuar grevën, njoftoi se të gjithë punonjësit në UNRWA të martën dhe të mërkurën hyjnë në grevë.

Ai porositi se derisa nuk ulen në tryezën e bisedimeve në Gaza do të mbyllen të gjitha zyrat dhe qendrat e Agjencisë.

Në fund të korrikut UNRWA njoftoi se për shkak të problemeve gjithnjë e më të mëdha financiare janë të detyruar të reduktojnë punët dhe nuk do të kenë mundësi të vazhdojnë kontratat me mbi 100 të punësuar në Gaza.

Nga sindikata bëhet e ditur se agjencia e Kombeve të Bashkuara (OKB) për shkak të mungesës së mjeteve financiare doemos është dashur të mbyllë programin për shëndetin mendor që ka siguruar ndihmë profesionale për refugjatët palestinezë.

Problemi kryesor financiar i UNRWA-së është vendimi i SHBA-ve për të pezulluar të gjithë ndihmën për këtë Agjenci. Si financuesi më i madh, SHBA ka ndarë 365 milionë dollarë në vit për UNRWA-në, që është gati një e katërta e buxhetit të përgjithshëm të Agjencisë.

UNRWA është themeluar në vitin 1949 për të ndihmuar Jordaninë, Sirinë, Libanin, Bregun Perëndimor dhe Gazën. Në Palestinë dhe jashtë kufijve të saj, gjenden 5.9 milionë refugjatë palestinezë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne