Shqiperia

Denoncimi/ Berisha: Xhaçka bën takime partie me helikopter

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një mesazh të një qytetari nga Bulqiza, i cili  ka të bëjë me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Sipas Berishës, ministrja e Mbrojtjes ka shkuar në takim me strukturat e partisë në Bulqizë me helikopter të Ushtrisë duke shpërdoruar paratë e taksapaguesve.

Gjithashtu, siç shkruan edhe tek mesazhi i qytetarit sipas Berishës, helikopteri u la në qafën e Buallit, si strategji për të fshehur shpërdorimin e kryer.

Statusi i Berishës:

Ndrikull Olta me helikopter te ushtrise ne takime partie ne Bulqize! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershnd.pyte i cik ministren kurr erdhe ne buliqiz takim me strukturat pse e ule elikoptrin e ministris mbrotjes ne ferrat e qafes se bullitt.apo kishe hall mos te shohin populli qe ec me taksat e popullit ndaj se ule ne qytet.

Burimi: BalkanWeb

OPINIONE