Të rinjtë protestë për vrasjen e 25 vjeçarit: Para se të vdiste Klodiani kishte me vete dy hurma

Të rinjtë e FRPD-së kanë marshuar nga Ministria e Brendshme deri te Kryeministria për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha i cili u vra nga një efektiv i policisë.

Si simbol të protestës të rinjtë kanë zgjedhur hurmën të cilën e kanë vendosur poshtë këmbëve të efektivëve.

Kjo pasi të afërmit e viktimës kanë treguar se djali para se të vritej kishte në dorë dy hurma.

Veprimi i të rinjve u prit mirë nga efektivët dhe të pranishmit e tjerë.

Ditën e sotme pritet dhe një marshim-protestë tjetër që do të zhvillohet në orën 16:00 duke ndjekur të njëjtin interval, Ministria e Brendshme-Kryeministria.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne