Policia nuk iu kundërpërgjigj zjarrit të 25-vjecarit, por bëri ekzekutim

24 orë pas ngjarjes së rëndë në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë; gjërat janë edhe më të qarta. Sidomos pas rezultateve paraprake zyrtare të SHÇBA-së dhe prokurorisë për çështjen.

25-vjeçari, Klodian Rasha, i cili theu rregullin e daljes në rrugë në një orë të ndaluar dhe ka kthyer thirrjen e një oficeri të policisë për të ndaluar, është qëlluar nga një punonjës i forcave “Shqiponja”, jashtë kushteve ligjore ku një punonjës i rendit mund të përdorë armën e zjarrit ndaj një qytetari.

Nuk përdoret arma e zjarrit në mënyrë jo proporcionale; por vetën nëse ka një kërcënim po me armë zjarri apo homologe me të, madje edhe në këtë rast policia nuk ekzekuton, por neutralizon objektin, edhe në këtë rast në proporcion me rrezikun.

Që do të thotë nëse objekti është i rrezikshëm, ka peng kërcënon jetën e njërit apo shumë personave, e në këtë rast edhe të oficerit të policisë, oficeri quan drejt tij për ta asgjësuar. Në këtë rast Klodian Rasha nuk e kërcënonte jetën e policit të arrestuar, e sido që të ishte stresi, qëllimi pas shpine dhe në qitje shpatull e sipër është flagrante dhe e palejueshme.

Kjo tashmë është e qartë, pra që polici në shërbim që kreu aktin ndaj Rashës, ka kryer një krim. Drejtësia, këtë krim do ta zbardhë dhe trajtojë sipas Kodit Penal.

Tani roli i Policisë së Shtetit, apo hierarkisë së saj. Policia e Shtetit, pas ngjarjes, së pari duhet të shprehte ngushëllime për humbjen e jetës së 25-vjeçarit, drejtuar familjes, së dyti duhet të shpallte se menjëherë ka nisur hetimet nëse ka shkelje të ligjit nga punonjësi i policisë dhe së treti, duhet të bënte thirrje për të lënë emocionet politike e të ndihmonte kushdo për zbardhjen e çështjes.

Por deklaratat e policisë që nxorën mundësinë e pasjes së armës nga Rasha, që edhe nëse e kishte, ishin shumë të dyshimta kërcënimi ndaj policisë, ishin më shumë se provokuese. Për këtë policia duhet të mbajë përgjegjësi, pasi është shkelje e hapur e ligjit, për të ndikuar hetimet.

Nga ana tjetër, ka një fenomen që prej kohësh vihet re tek operacioni i disa strukturave të Policisë së Shtetit, kryesisht strukturave ad-hoc si forcat Shqiponja, që nuk kanë as trajnimin e as identifikimin e duhur në sjelljen me qytetarë, çka ka krijuar një varg reagimesh negative prej arrogancës së oficerëve me qytetarët, sidomos gjatë periudhës së “orës policore”. Gjoba pa kriter dhe sjellje jashtë çdo standardi janë tashmë fakte dhe për këtë duhet të mbante dikush përgjegjësi.

E në këtë përgjegjësi që rritet kur kemi të bëjmë me thyerjen e një kodi, pra preket jeta e qytetarit,duhet menjëherë një dorëheqje, madje e mira janë dy; Ministri i Brendshëm e Drejtori i Policisë. Dorëheqje që do të sillnin një shfryrje të këtij mllefi që ka në publik ndaj uniformave blu, që për shumë vite kanë qenë më të përkrahurat nga qytetarët.

Më 21 janar 2011, forcat e rendit, gjegjësisht trupat e Gardës së Republikës, qëlluan ndaj 4 qytetarëve që qëndronin në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kur ata ishin të paarmatosur, e nuk përbënin kërcënim, edhe pse ishin pjesë e një proteste para kryeministrisë.

Qytetarët, media e shoqëria kërkuan që të ndëshkohen fajtorët që çuan në këtë krim, qoftë ata që e kryen, ata që e lejuan, apo urdhëruan, e gjithashtu për ata që tentuan të mbulojnë krimin.

Ndaj njerëzit edhe ndëshkuan me votë për atë akt makabër. Edhe sot kërkohet që kush abuzoi me ligjin, si për krimin ndaj qytetarit, si dhe ata që tentuan të mbulojnë apo justifikojnë shkeljen e ligjit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne