“Shullazi erdhi me një vajzë dhe mori bombën”

Vrasja e biznesmenit Vajdin Lamaj fillimisht ishte parashikuar që të bëhej me dinamit, por më pas, që shpërthimi të ishte i sigurtë, u vendos që të përdorej C4. Detajet SHQIP i mëson nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi.

Ai ka treguar me detaje si ndodhi vrasja e biznesmenit, që nga marrja e sasisë së lëndës plasëse, pas porosisë së Lul Berishës, deri te dorëzimi te Emiljano Shullazi për kryerjen e atentatit.

“Kam pasur lidhje shoqërore me Lulzim Berishën, Indrit Taullain, Plarent Dervishaj. Lulzim Berishën e kam njohur në vitin 1994. Ndërsa Plarent Dervishaj dhe Indrit Taullain e kam njohur më vonë sepse ishte njohje dhe miqësi e ngushtë me Lulzim Berishën. Kujtoj se ka qenë muaji shkurt i vitit 2005, besoj nga mesi i muajit, më ka telefonuar nga numri i tij celular tek numri im celular Lulzim Berisha….”Lulzi më tha “më gjej nga ato nëntat që ishin kallëpe tritoli ku bëhej fjalë për një atentat të përgatitur nga unë për hasmit e mi në Dibër, atentat i parealizuar nga unë për arsye se hasmi im mbante me vete fëmijët e tij dhe unë nuk lejova shpërthimin sepse nuk doja të vrisja fëmijët.

…Luli ishte në dijeni të kësaj ngjarje sepse i kisha treguar vetë dhe kishte mësuar nga unë se J…më kishte përgatitur minat për ngjarjen e Dibrës dhe për këtë arsye me kërkoi një minë për veten e tij. Për të përgatitur minat me telekomandë më ka ndihmuar nipi im që quhet… i cili është vrarë në vitin 2002 dhe J….për ngjarjen e Dibrës. Pas kërkesës së bërë nga Luli, muaji shkurt 2005 unë mora në telefon A… i cili tregtonte armë dhe mina të ndryshme.

I shkova në shtëpi A…. dhe i thashë se më duhej një minë me telekomandë dhe ai më tha prit se do ta gjej. U fut brenda shtëpisë dhe doli pas 4-5 minutash dhe më dha minën. A përpara se të më jepte minën e bëri vetë provën duke thirrur një djalë nga Instituti Bujqësor që riparonte celularë. A…bëri një fuçi me ujë nëse ishte në gjendje pune kapsolla. Pasi e mora minën, telefonova Lulzim dhe i thashë hajde merre. Luli më tha prit pak dhe do të marr unë për 5 minuta. Pas 5 minutash më mori në celular e më tha prit ku je so do të vijë një miku jonë e do të vijë ta marrë. Pas pak erdhi një automjet “Mitsubishi Pajero”policie me sirenë me katër porta…

Pasi më mori A…ikëm në Durrës, te Piceria e Lulit në Durrës. Me vete kisha edhe minën me telekomandë që kisha marrë te A…për këtë minë kisha paguar unë 1600 euro.

…Kam vajtur te piceria e Lulit në Durrës, kam gjetur Lulin, Lentin, Indritin dhe një person që qëndronte si roje te dera e picerisë së Lulit…Në piceri u ulëm në një nga tavolinat e saj dhe diskutuam për montimin e minës dhe për gjetjen e një eksplozivi të mirë. Për montimin e minës u ra akord që të thërrisnim J…për të cilin shpjegova lart. J…e njihte edhe Luli nëpërmjet meje pasi kishte dëgjuar nga unë. Pasi ramë dakord kam telefonuar J…

…Pasi telefonuam J…dhe ai konfirmoi ardhjen në Durrës, kam folur në telefon me A.Z…i thashë që të më gjejë ca brumë nga ai i miri (lëndë plasëse) dhe i thashë të ma sillte në Durrës te lokali i atyre shokëve që kishte shoqëruar nga Maqedonia (A…e dinte picerinë e Lulit ku do të sillte brumin).

Rreth orës 10-11 të darkës kanë ardhur tek piceria në Durrës J…dhe pas tij A.Z. Në prezencën time, të Lulit, Plarentit dhe A…, A… ka dorëzuar një pako me lëndë plasëse në një qese plasmani kishin ishin 6 ose 8 tubete dinamit, brumë me ngjyrë të kuqërremtë. …

Pas pak kohe, Luli, Lenti dhe Indriti, J…dhe unë shkuam tek shtëpia e motrës së Lulit që quhej J…ishte një shtëpi tre katëshe, me shkallë nga jashtë, në oborrin e saj ishte parkuar një makinë BMË X5 me ngjyrë te zezë me lëkurë të verdhë brenda. Në kat të parë të kësaj banese kishte një garazh ku futëm të gjithë ne që do të përgatisnim lëndë plasëse për të cilën nuk e dija se për ça do të përdorej.

U futëm në garazhin e shtëpisë së J…të gjithë së bashku i kemi dhënë J…dinamitin dhe e kemi pyetur për ca duhej tjetër për ta përgatitur. U futën ne garazhdin e shtëpisë se J…të gjithë së bashku, i kemi dhënë të gjithë së bashku J…dinamitin dhe e kemi pyetur se çfarë duhet tjetër për ta përgatitur. J…na ka thënë se duhet 2 telefona celular dhe dy karta telefoni. Duke qenë se ishte shumë vonë, rreth orës 23-24 Indriti ka telefonuar Ç…një ushtar i tyre i cili shërbente për Lulin dhe Indritin dhe i kam thënë a e ke numrin e telefonit të një dyqani që shiste telefona celular, person që këta e kishin të njohur. Ç…ju tha e kam numrin e tij. Indriti i tha fol në telefon dhe shkoni bashkë te dyqani i tij dhe merr dy celularë të mirë të si se i kam për dy shoqe dhe telefoni të ketë edhe kartë shoqëruese. Kartat e celularit ishin vodafone dhe celularët ishin Siemens të rinj, të papërdorur. Këto telefona ishin me përmasa jo të mëdha, nuk e kujtoj  ngjyrën, por ka pasur një shirit floriri. Me sa kujtoj telefonat ishin të paketuar në kartona dhe kishin edhe karikues me vete.

Gjatë kësaj kohe u dhanë disa mendime se çfarë do të duhej kjo minë me telekomandë dhe Indriti më tha se këtë tritol do e përdorim për ta vendosur në një makinë dhe ajo makina do të vendoset afër një makine tjetër që do e shpërthejmë. Pasi Ç…solli telefonat Siemens dhe dy karta telefoni ia dhamë J…i cili në praninë tonë nisi të përgatiste minën plasëse. Në garazh ishte një makinë tip Volsvagen, Golf 3 me ngjyrë gri dhe targa gjermane. U hap golfi dhe te dera  shoferit u bë çmontimi i derës nga brenda dhe u mbush me copa të vogla metalike të cilat do i jepnin forcë dhe të shpërndaheshin pas shpërthimit. Tani më kujtohet se dinamiti ishte futur në një bidon Coca-Cola bosh 1.5 litërshe me qëllim që të ishte i sigurt se ku do të vendosej.

Gjatë kohë që po bëhej montimi i minës së komanduar në mjetin tip Golf, Indritin e telefono dikush. Pas kësaj telefonate Indrit Taullai na tha lëre montimin o lalë  se ka ndryshuar plani dhe na tha të prisnim pak. Indriti na la në garazh ndërsa vetë doli jashtë duke u larguar dhe u kthye pas 15-20 minutash. Kur u kthye Indriti kishte me vete një pako që ishte në përmasat e një pakete cigare Malaboro., kur sipër saj lexonte “Made in Cernagoro”. Indriti na tha se ishte C4 e cila do të zëvendësonte dinamitin që kishte montuar J…te mina. Unë e pashë vete ishte tritol C4 të cilin e njihja se kisha parë edhe herë të tjera.

Indriti i tha J…se puna jote është vetëm ta montosh të jetë në gjendje pune, e gatshme për ta shpërthyer. J…e montoi dhe filloi ckodimin e kartave të celularit.,, të cilat nuk duhet të pranonin asnjë thirrje përveç nga njëri numër tek tjetri. Pasi u bë montimi i minës së telekomanduar me C4 dolëm nga garazhdi i shtëpisë së J…unë, Lulzim, Indrtiti, Lenti, J…dhe Ç… ku do të iknim në drejtime të ndryshme. Minën me telekomandë e kishte Indriti së bashku me telefonin tjetër ku kishte vendosur karta që do të kryhente kontaktin për shpërthimin e minës me kartë ku kishte C4.

Kemi dalë jashtë oborrit të shtëpisë së J..në rrugë ishte parkuar një makinë e llojit “Pezho” ose “Reno” me ngjyrë që anonte nga e zeza,  ku pranë saj u afrua vetëm Indriti dhe takoi personin që ishte në timon. Kur Indriti u afrua te mjeti me personin në fjalë, shoferi hapi derën dhe u ndez drita e brendshme e mjetit. Unë e pashë se në këtë mjet ishin dy persona, shoferi ishte Emiljano Shullazi dhe një vajzë e cila ishte në vend të parë të mjetit. Unë isha në një largësi rreth 15 metra nga mjeti i Emiljanos. Sqaroj se Emilajnon e kisha njohur më parë, ishte njohje e Lulit dhe Indritit. Unë pashë se Indriti ia dha minën me telekomandë, që u përgatit brenda garazhdit të Emiljano Shullazit. Para se të ikte Emiljani na u drejtua ne duke na thënë “natën e mirë çuna”.

Emiljano pasi mori minën u largua së bashku me vajzën që kishte në automjet dhe që e përshkrova më lart. Pastaj secili prej nesh u shpërnda në drejtimin e tij.

Dua të sqaroj edhe një detaj tjetër kur është bërë montimi i bombës te garazhdi i J…është përgatitur edhe një bombë tjetër me ceulal Nokia tip i vjetër ngjyrë gri me kapsollë elektrike të cilin e mori Luli me vete, pa kartë të ckoduar. Madje dua të shpjegoj edhe një incident me këtë bombë. Ç…futi kartë telefoni që ishte ngjitur minës, ku fatmirësisht e pa J…se cfarë po bënte dhe ia mori nga dora duke i hequr lëndën plasëse duke i thënë çfarë po bën J…na shpjegoi se kjo minë mund të ishte aktivizuar vetëm duke dërguar dikush një sms apo thirrje te karta”, ka thënë Reçi.

"Shullazi erdhi me një vajzë dhe mori bombën"/ I"Shullazi erdhi me një vajzë dhe mori bombën"/ I

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne