Opinion

Pro et contra vaksinës anti COVID-19

Av. Faik MIFTARI

Po bëhet 1 vit nga paraqitja  e korona virusit COVID-19 në Vuhan të Kinës, i cili  u përhap gati në tërë globin tokësor. Pas një viti qytetarët anembanë botës  po  përballen  me vaksinën kundër  COVID-19 e cila tani është prodhuar  apo është në  prodhim të sipër nga disa  shtete të botës.

Lidhur me vaksinën kundër COVID-19, bota  është  ndarë në dy pjesë, në ata që janë për vaksinim  dhe kundër vaksinimit. Në grupin e parë për vaksinim masiv  të popullatës  janë  OBSH-ja, kompanitë farmaceutike, Bill Gatesi, mjekët, qeveritë, mediat dhe rrjetet sociale, të cilit janë duke avokuar në të gjitha mënyrat e mundshme për vaksinimin masiv  të popullatës në botë.

Në krye  të saj paraprinë Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH-ja) e cila edhe pse e proklamon  vaksinimin masiv të popullatës, akoma  nuk është e sigurtë se vaksina do ta çrrënjos virusin COVID-19. “Vaksinat nuk do të thonë zero COVID-19”, ka deklaruar Mike Ryan nga OBSH, duke theksuar se vaksinat në vete “nuk mund ta kryejnë punën”.

Kompanitë farmaceutike që kanë prodhuar vaksinën kundër COVID-19 apo që janë në fazën e prodhimit të vaksinës edhe pse proklamojnë se efikasiteti i vaksinave  është prej 90-95%,  asnjëra nuk po merr mbi vete përgjegjësinë për efektet anësore që vaksinat e tyre mund t’ju sjellin qytetarëve dhe se nga qeveritë e shteteve  kërkojnë garancinë se do të jenë të mbrojtura nga paditë e mundshme të qytetarëve në gjykata .

Promotori kryesor i cili flet ditë e natë pandërprerë për pandeminë dhe vaksinat  COVID-19, Bill Gatesi  i cili njëherit është  donator më i madh i programit të prodhimit të vaksinave kundër virusit COVID-19, në mënyrë publike ka paralajmëruar për efektet anësore të vaksinave duke thënë:” pasojat  nuk janë super  serioze, por ekzistojnë, dhe qëllimi ynë është që së paku 70-80% të popullatës  në botë të vaksinojnë me më së paku nga dy dozat e pranuara për secilin njeri”.

Bota po përballet më shumë se 50 vite me sëmundjen e kancerit, 30 vite me AIDS-in dhe akoma gjer tani  nuk është  prodhuar  ndonjë vaksinë kundër këtyre, e tani shkel e shko, për 2-3muaj, kompanitë e ndryshme farmaceutike kanë prodhuar apo janë në fazën e prodhimit vaksinat kundër virusit COVID-19. Akoma gjer më sot shkenca e mjekësisë  nuk ka arritur të definojë, të izolojë apo të jep pamjen e vërtete të virusit, dhe për këtë virus nuk është mbajtur asnjë konferencë e vetme  ose simpozium shkencor në të cilën ekspertët e mjekësisë do të paraqisnin mendimet  e tyre shkencore  lidhur me korona virusin  COVID-19.

Edhe pse mjekët dhe shkencëtaret e fushës së mjekësisë pikësëpari  do të duhej të japin fjalën e fundit dhe atë kryesore lidhur me këtë pandemi dhe vaksinën kundër  COVID-19, për fat të keq  shumica  e tyre po heshtin apo janë imponuar të mos ngrenë zërin. Mjekët po zbatojnë në praktikë  protokollin e OBSH-së për  trajtimin e të sëmurëve në spitale, e cila terapi është më shumë joefikase dhe se më shumë po kontribuon në vdekjen e pacientëve se sa në shërimin e tyre.

Qeveritë e shteteve në botë  pothuajse të gjithë pa nda,  janë  duke zbatuar rekomandimet e OBSH-së,  edhe pse mendimet dhe rekomandimet  e OBSH-së  dita ditës po ndryshojnë. Qeveritë e shteteve  janë duke ndërmarr masat më restriktive ndaj qytetarëve të vet që paraqesin shkelje flagrante  e lirive dhe të drejtave njerëzore të garantuara me konventat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Mediat  janë vu në shërbim  të plotë të zbatimit  të rekomandimeve  të OBSH-së lidhur me korona virusin  dhe vaksinat. Ato kryesisht janë të imponuara apo edhe të paguara që të përcjellin informatat  ashtu qysh ju diktohen, dhe të shkruajnë dhe të  flasin atë që ju rekomandohet. Përcjellin kryesisht lajme  nga OBSH-ja dhe Bill Gatesi, duke përhapur natë e ditë tek qytetarët panik dhe ndjellin frikë të paparë  tek qytetarët e zakonshëm. Nga mediat lidhur me korona virusin është larguar fjala e lirë, liria e të shprehurit dhe të menduarit të cilat janë bazë e një shoqërie  të lirë demokratike. Mediat me  punën që janë duke bërë janë duke    zbatuar  shuarjen e sistemit demokratik dhe krijimin e sistemit diktatorial.

Rrjetet sociale, Facebooku, Twitteri, Instagrami, kanali You Tube, kanë aplikuar censurë të paparë gjer tani në historinë më të re internetit, duke mënjanuar të gjithë ata që shpërndajnë  mendimin tjetër me atë të versionit zyrtar lidhur me pandeminë dhe vaksinimin  COVID-19.  Facebooku publikisht  ka garantuar se do të largojë të gjitha mendimet, opinionet, shkrimet, që janë kundër vaksinimit anti COVID-19, që sipas tyre janë ” teori konspirative” vetëm  e vetëm pse paraqesin  mendime t ndryshme, për të cilën Zuckebergu  ka thënë se po ”planifikojmë imponimin e informatave zyrtare për vaksinën për COVID-19”.

Në grupin e dytë,  kundër vaksinimit masiv të popullatës nga korona virusi COVID-19 janë mjekët dhe ekspertët të paktë të fushës së mjekësisë , publicistët,  portale  të caktuara, qytetarët të  zakonshëm,  zëri i të cilëve po ngulfatet  dhe mënjanohet nga aplikimi i censurës së paparë ndaj tyre në media dhe rrjete sociale.

Ish udhëheqësi i hulumtimeve respiratorike të kompanisë farmaceutike të Pfizerit dr. Michael Yeadon dhe ish udhëheqësi i sektorit për shëndetin publik dr. Wolfang Wodarg kanë kërkuar nga EMA( Agjensioni evropian i shëndetësisë, i cili është përgjegjëse për Bashkimin Evropian për lejimin e ilaçeve), që të “suspendojë të gjitha hulumtimet lidhur me vaksinat kundër COVID-19, gjersa të mos përjashtohet se vaksina kundër COVI-19 të mund të shkaktojë reaksion imunologjik kundër sincitinës-1, pasi që në të kundërtën tek femrat e vaksinuara do të mund të rezultojë me sterilitet për një kohë të pacaktuar. 70% të njerëzve të vaksinuar do të zhvillojnë anti trupa, të cilët mund të krijojnë alergji të ndryshme dhe reaksione të kobshme pas vaksinimit të tyre nga vaksina anti COVID-19”.

Dr. Antonietta Gatti, doktore  biologjisë, specialiste e nanopatologjisë dhe nanotoksiologjisë ka konfirmuar se “vaksinat përmbajnë elemente të ndryshme inorganike të cilët mund të shkaktojnë sëmundje të shumta serioze pas vaksinimit dhe mund të ndryshojnë kodin gjenetik(RNK) të individit respektivisht të njeriut të vaksinuar”.

Doktori i njohur italian  Roberto Petrella ka paralajmëruar  popullin italian,duke sqaruar” se kjo vaksinë është një ndër vaksinat më të frikshme për njerëzimin,madje më e frikshmja e të gjitha kohërave. Ky është  një projekt botëror,i cili prej vitesh me radhë,evoluon hap pas hapi,por njerëzimi nuk di asgjë për këtë plan shfarosës. I madhi Zot na dhëntë dije,udhëzim,fuqi,dhe durim përballë këtyre qenieve anti-humane e anti njerëzore”.

Profesori francez dr. Christian Perrone, i cili ka udhëhequr komitetin teknik të vaksinimit pran OBSH-së  ka porositur se” në historinë e mjekësisë kurrë nuk kemi vaksinuar në rastet urgjente miliona njerëz për shkak të rrezikut të virusit i cili vret grupet e caktuara, të cilët mund të identifikohen dhe të shërohen. Vaksinat e Modernës apo Pfizerit nuk janë vaksina, ato janë produkte të terapisë gjenetike RNA, e jo vaksina. Munden përgjithmonë dhe në mënyrë të pakthyeshme të modifikojnë gjenet dhe kromozomet  dhe eventualisht  të përcillen edhe tek fëmijët tanë. Do të duheshin vite me radhë  hulumtime dhe testime për këtë lloj të vaksinave, për të vërtetuar sigurinë e tyre, ndërsa për 2 muaj na kanë thënë se krejt është në rregull, ndërsa akoma ne nuk i kemi parë rezultatet e studimeve”.

Pulmologu i njohur serb dr. Branimir Nestoroviq thekson se nuk ka ndërmend “të vaksionohet, çoftë kjo edhe vaksina ruse SPUTNIK, pasi që vaksinat e prodhuara anti COVID-19 janë të shpejtuara,  jo mjaftueshëm të testuara. dhe  assesi të sigurta”.

Imunologu i njohu kroat dr. Srecko Sladovljev ka apeluar” se njerëzit janë në rrezik nga vaksinat e jo nga virusi COVID-19,  vaksinat e gjertanishme të cilët  kanë përmbajtur virusin e dobësuar dhe të mpirë  të sëmundjes, apo gjurmë  të proteinave të pastruara  të virusit.  Për dallim nga vaksina klasike, vaksinat RNK nuk kanë strukturën e cila në organizmin e njeriut do të ishte e njohur, por vetëm jep informatën për atë strukturë. Absolutisht nuk do të preferoja asnjë dozë të vetme të vaksinës kundër COVID-19. Po të pranojë këtë vaksinë të re RNK, njeriu shprehimisht do të ketë kryet në cungë”.

 Prodhuesit e dy vaksinave kundër  koronavirusit COVID-19,   kanë refuzuar  ftesën e Shtëpisë së Bardhë për një  samit vaksinash që do të duhej të mbahet të martën. Administrata për ushqim dhe ilaçe (FDA-ja) amerikane  pritet  të takohet të enjten për të vendosur  nëse do të miratojë vaksinat  kundër COVID-19 të prodhuara nga kompanitë Moderna dhe Pfizer.  Në Evropë Agjensioni evropian i shëndetësisë,(EMA) i cili është përgjegjëse për Bashkimin Evropian për lejimin e ilaçeve, akoma nuk ka vendosur lejimin e këtyre vaksinave. E vetmja është Britania e Madhe e cila ka lejuar përdorimin e vaksinave , implementimi i së cilës ka filluar në ditën e sotshme, dhe kohë më parë edhe Rusia.

Së fundmi  presidenti aktual i SHBA-ve Donald Trumpi si dhe presidenti i ardhshëm  amerikan Joe Biden kanë deklaruar se” vaksina kundër COVID-19 nuk do të jetë e obligueshme, por do të jetë vullnetare, të cilën çdo qytetar amerikan mund ta marrë ose ta refuzojë,  pa asnjë imponim eventual”.

Në Kosovë nuk ka të drejtë askush të detyrojë  qytetarët  të vaksinohen kundër vullnetit të tyre , pasi që kjo nuk do të jetë vetëm shkelje flagrante e lirive dhe të drejtave njerëzore, por dhe në kundërshtim të plotë me nenin 26 të Kushtetutës së Kosovës e cila garanton të drejtën e integritetit personal: “Secili person gëzon të drejtën e respektimit të integritetit fizik dhe psikik të tij/saj, që përfshin: (1) të drejtën që të marrë vendime lidhur me reprodukimin, sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara me ligj; (2) të drejtën që të ketë kontroll mbi trupin e saj/tij në pajtim me ligjin; (3) të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në pajtim me ligjin; (4) të drejtën që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa pëlqimin paraprak të saj/tij.

Në fund i mbetet lexuesit të vendosë  vet se a do pranojë të merr vaksinën kundër COVID-19, duke marr parasysh të gjitha efektet anësore  të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e tij, apo do të kundërshton me çdo çmim dhe do të refuzon vaksinimin për të mbrojtur  veten  dhe familjen e tij  nga pasojat e  paparashikueshme  që mund të shkaktojë vaksina kundër COVID-19.

08.12.2020                                                       

OPINIONE