Shqiperia

Të shtëna me armë në qendër të Shëngjinit, 2 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme mu në qendër të Shëngjinit, ku sipas informacioneve të para, mësohet se dy persona, të identifikuar si Florjan Dushku 28 vjeç dhe një 19 vjeçar me inicialet S.B, kanë mbetur të plagosur.

Dy personat e plagosur janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës ku sipas policisë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Florjan Dushku, simpatizant i LSI-së mësohet se ka qenë plagosur në zgjedhjet e 25 qershorit ku është përplasur me disa persona, dhe këta të fundit e kanë goditur me qytën e pistoletës.

Sipas policisë, nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri dy personat të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar.

Në ndihmë të Policisë së Lezh kanë shkuar edhe dy grupe te FNSh-së (Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë) për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe  zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:

Lezhë

Informacion paraprak

Me datë 22.10.2017, rreth orës 18:30, është marrë njoftim se në Shëngjin ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se në Shëngjin, në qendër të qytetit, , nga një automjet, persona akoma të paidentifikuar, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit S.B. 19 vjeç dhe F.D. 28 vjeç ,banues në Shëngjin, të cilët po lëviznin me këmbë në trotuar.

Shtetasit e plagosur janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë ku ndodhen jashtë rrezikut.

Grupi hetimor në vendngjarje po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

shengjin plagosje

OPINIONE

INTERVISTA