Të shtëna me armë, ç’ndodhi gjatë natës në Korçë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës në Korçë. Ndërsa policia ka shpallur në kërkim tre të rinj.

Uniformat blu bëjnë të ditur se në kërkim janë shpallur: M.P, 19 vjeç, Xh.Sh., 22 vjeç dhe A.Sh., 23 vjeç (dy të fundit vëllezër), banues në Korçë.

Të rinjtë akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë natës, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin V.D., 23 vjeç, banues në Korçë, njëri prej tyre konkretisht shtetasi M.P., dyshohet se në lagjen nr.8, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Vijon puna për sqarimin e shkakut të konfliktit dhe kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes./abcnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne