Të shtënat me armë në Kombinat, autori qëlloi drejt automjetit në lëvizje të 37-vjeçarit

Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak më parë në Kombinat.

Bëhet me dije se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Ndërkohë autori ështëidentifikuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në rrugën “Petraq Leka” dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri ndaj automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E. K., 37 vjeç. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

 

Po punohet intensivisht për dokumentimin e rrethanave të rastit si dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes./BW 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne