Të venoset minimumi jetik, Levizja Bashkë proteston përpara Kuvendit

Sot në orën 10:00 përpara kuvendit të Shqipërisë ku do të mbahet seanca parlamentare, Levizja Bashkë do të protestojë për vendosjen e minimumit jetik.

Njoftimi

PROTESTOJMË PËR MINIMUMIN JETIK!

Prej gjashtë muajsh Kuvendi i Shqipërisë shpërfill vullnetin e 21.000 qytetarëve që kanë nënshkruar projektligjin e minimumit jetik.

Ndërkohë që Shqipëria lëngon nga varfëria dhe braktiset nga rinia, pensionet nuk mundësojnë as mbushjen e barkut, ndihma ekonomike është qesharake dhe pagat janë nga më të ulëtat në Evropë, pushtetarët janë kujtuar t’i dyfishojnë rrogën vetes.

Vendi ynë është i mbërthyer nga korrupsioni dhe zhvatja, nga papërgjegjshmëria dhe krimi, nga mungesa e shtetit zhvillimor e social.

Miratimi i ligjit të minimumit jetik do të ishte oksigjeni ekonomik e social i qindra mijëra bashkëqytetarëve tanë të varfër ose në rrezik varfërimi. Ai do të kishte efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e pensionit minimal, pensioneve të invaliditetit, ndihmës ekonomike, asistencës së papunësisë e pagës minimale, si dhe do të ndikonte në vazhdim rritjen e të gjithë shkallares së pagave e pensioneve për t’iu afruar stadit të jetës së dinjitetshme.

Në kushtet ku kemi përpara një pushtet të shurdhër e abuziv, alternativa është një dhe e vetme: PROTESTA.

Të enjten në orën 10:00 Lëvizja BASHKË ju fton të bashkohemi në hyrje të sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë për të kërkuar njëzëri miratimin e minimumit jetik.

Minimum jetik tani!

Punë dhe jetë me dinjitet!

EJA NË PROTESTË!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne