Teherani dhe tërheqja e SHBA nga Siria

Një analist i njohur politik iranian beson se strategjitë e Iranit në vitet e ardhshme mund të ndikojnë ndjeshëm në fatin e strategjive të presidentit amerikan Donald Trump për Azinë Perëndimore dhe Afrikën e Veriut.

Në një artikull të botuar në gazetën ‘Bota ekonomike’, Husein Musavian shkruan se Trump e habiti botën duke tërhequr forcat amerikane nga Siria dhe vendet e botës treguan reagime të ndryshme: Moska e kishte vështirë ta besonte; Teherani ushtroi vetëpërmbajtje; Ankaraja kuptoi mundësinë e ofruar nga kushtet e reja për të arritur qëllimet e saj në Siri; Anëtarët e NATO-s u shqetësuan; dy partitë e mëdha të SHBA-së, përkatësisht demokratët dhe republikanët, e kundërshtuan Presidentin dhe ekipi i sigurisë kombëtare të Trump u habit nga dorëheqja e Sekretarit të Mbrojtjes James Mattis. Çështja është e thjeshtë dhe e komplikuar në të njëjtën kohë:

1-Është e thjeshtë, sepse Trump kritikoi hapur paraardhësit e tij George W. Bush dhe Barak Obama, respektivisht për pushtimin e Irakut dhe Afganistanit, dhe praninë ushtarake të SHBA në Lindjen e Mesme; ai njoftoi se do të tërheqë ushtrinë amerikane nga rajoni. Trump ka kritikuar në mënyrë të përsëritur faktin se SHBA ka shpenzuar 7,000 miliardë dollarë në rajon dhe nuk ka fituar asgjë në këmbim përveç mijëra ushtarëve amerikanë të vrarë dhe të plagosur, si dhe një prirje në rritje të terrorizmit. Ai beson se paratë e SHBA duhet të shpenzohen brenda vendit. Trump thotë se paratë e SHBA duhet të përdoren për të frenuar rritjen e rivalëve, domethënë Kinës, Rusisë dhe Evropës.

2- Është e komplikuar për shkak se SHBA ka mijëra forca ushtarake në rajon, gjë që do të kërkojë vite që ata të largohen. Aleatët amerikanë në rajon janë të dobët dhe nuk mund të mbajnë barrën e rëndë dhe rivalët rajonalë dhe ndërkombëtarë të Shteteve të Bashkuara, pra Irani dhe Rusia, janë të gatshëm të ecin përpara. Është e qartë se kjo procedurë është jetike për fuqitë rajonale dhe ndërkombëtare. Demokratët dhe një pjesë e republikanëve e kundërshtuan tërheqjen e Trump nga marrëveshja bërthamore e Iranit. Por gjërat ishin të ndryshme me tërheqjen e ushtrisë amerikane nga rajoni; shumica e të dy palëve pajtohen me të, në mënyrë që SHBA të përqendrohet në fuqitë e Azisë Lindore. Megjithatë, ata nuk pajtohen me vendimin e presidentit të SHBA për të tërhequr menjëherë ushtrinë amerikane. Ata shqetësohen se ndikimet ruse, kineze dhe iraniane mund të rriten, dhe Tel Aviv, Riadi dhe aleatë të tjerë të SHBA mund të dobësohen. Ndryshimet kyçe në qeverinë saudite, nxitimi i Emirateve dhe Bahrejnit në rihapjen e ambasadave të tyre në Damask, buzëqeshja e Riadit dhe Abu Dhabit ndaj Moskës, dhe ngutja e Erdoganit në sigurimin e Trumpit rreth kushteve pas tërheqjes amerikane nga Siria, të gjitha kanë të bëjnë me vendimin e Trump për tërheqjen e SHBA nga Siria. Prandaj, situata e re pas tërheqjes së SHBA nga rajoni është më shumë në favor sesa kundër Iranit. Strategjia e Teheranit në muajt e ardhshëm mund të luajë një rol të rëndësishëm në fatin e strategjisë së Trump. Për të bërë mirë detyrën e tyre historike, strategët e Teheranit duhet të vendosin se çfarë mund të dobësojë kundërshtarët, çka mund të forcojë përkrahësit e tërheqjes dhe çfarë mund të zvogëlojë polemikat midis Iranit dhe fqinjëve arabë dhe të nxisë konvergjencën mes tyre./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne