Telashet e Ramës me studentët, Artan Fuga letër të hapur kryeministrit

Akademiku Artan Fuga me anë të një postimi në Facebook, i është drejtuar Edi Ramës me një propozim: si e vetmja zgjidhje e vërtetë që sheh për të dalë nga kriza e sotme midis qeverisë dhe universitarëve, studentë dhe pedagogë!

Fuga paralajmëron se adresimi publik për Ramën do të botohet dhe afishohet si video në Facebook-n e tij në orën 21:00 këtë mbrëmje.

“Adresim Publik
Zotit Kryeministër,
I nderuar Edi Rama,
më lejoni t’Ju drejtohem
shumë sinqerisht si qytetar,
miqësisht gjithashtu,
si ish kolegë universitarë,
si intelektualë dhe autorë dhe krijuesa,
edhe me një “borxh” moral për të larë që nuk e lejuat deritani platformën time për rithemelimin e Akademisë të Shkencave t’a mbysnin burokratët e akademisë të kalbur dhe abuzuese (po aq e kalbur sa edhe universitetet tona)
me një propozim,
si e vetmja zgjidhje e vërtetë që shoh për të dalë nga kriza e sotme midis qeverisë dhe universitarëve, studentë dhe pedagogë!

E vetmja zgjidhje përtej alibive të gjithkujt, përtej llogjeve, betejës me vezë të freskëta apo të prishura, brenda dhe jashtë shumicës Tuaj politike!

Artan Fuga
Profesor i Universitetit të Tiranës

Anëtar i Akademisë të Shkencave

Adresim që do të botohet dhe afishohet si video këtu në ora 21°°, sot në mbrëmje!”-shkruan Fuga.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne