Çështja e Jerusalemit nuk është çështje për negociata

Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze, HAMAS ka deklaruar se e drejta e refugjatëve palestinez për t’u kthyer dhe çështja e formimit të një shteti të pavarur palestinez me kryeqytet Jerusalemin, nuk janë çështjet për negociata.

Në raportin e publikuar me rastin e 31 vjetorit të themelimit të HAMAS-it, u tha se rezistenca do të vazhdoj të jetë faktori kryesor në luftën kundër të gjitha llojeve të lojrave dhe komploteve të sionistëve dhe Amerikës, dhe i është bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe vendeve arabe që të mbështesin popullin palestinez në çështjen e Palestinës.

Në këtë raport janë dënuar të gjitha përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin terrorist të Izraelit dhe u tha se populli palestinez është duke pritur që Arabia, vendet islame, organizatat dhe partitë ndërkombëtare, të ndërprejnë marrëdhëniet e tyre me regjimin terrorist të Izraelit.

Ndërkohë, kreu i Njësisë Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islame (Hamas), Ismail Heniyye tha se për të dal nga gjendja aktuale në Palestinë, duhet të ndërmerren katër hapa, duke shtuar se hapi i parë është sigurimi i pajtimit palestinez dhe se Hamasi është i gatshëm deri në fund për një gjë të tillë. Në fjalimin e tij në tubimin me sloganin “Rezistenca po fiton dhe bllokada po hiqet”, të bërë në qytetin e Gazës me datë 16 djetor, me rastin e përvjetorit të themelimit të Hamasit, Heniyye u shpreh se ata janë në shërbim të popullit palestinez ku do që ata ndodhen.

Duke treguar se hapi i parë që duhet të ndërmerret është sigurimi i unitetit dhe integritetit, Heniyye u shpreh se situatat e jashtëzakonshme me të cilat ata përballen sot, kërkojnë vendime të jashtëzakonshme. Heniyye tha se hapi i dytë është t’i jepet fund koordinimit të sigurisë të forcave pushtuese, duke vënë në dukje se vazhdimi i koordinimit të sigurisë nuk është në përputhje me pretendimin se “Ne po mbrojmë popullin dhe çështjen tonë”.

Heniyye tha se Brigadat Al-Qassam do të transmetojnë informacione të reja për publikun me një konferencë shtypi që do të mbahet në ditët në vijim dhe vuri në dukje se konflikti i fundit është pikë kthese në luftën ushtarake kundër pushtuesve.

Duke u shprehur se turma që mori pjesë në tubim është mesazhi më i qartë që iu dha atyre të cilëve tentojnë të na sulmojnë, Heniyye iu bëri thirrje edhe të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit pushtues, duke u shprehur se: “Është përgjegjësia jonë dhe borxhi ynë për t’ju liruar juve.”

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne