Teliti thirrje SPAK-ut: Shqyrtoni dhjetëra padi e dosje që kemi depozituar!

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti, në protestën para Bashkisë Tiranë, i ka bërë thirrje SPAK-ut që të shqyrtojë dosjet që ka në tavolinë e të çojë para drejtësisë çdo zyrtar që ka abuzuar me detyrën.

Ai tha se prindërit tanë rrëzuan diktaturën, ndërsa brezit tonë i takon të rrëzojmë regjimin.

“Sot edhe pse dita më e nxehtë e qershorit, qytetarët nuk ndalojnë së protestuari e për të kërkuar të drejtat tona.
Policët që sot e ruajnë do të jenë ata që do t’i vënë prangat pasi e drejta do të triumfojë. Prindërit tanë hodhën poshtë diktaturën, ne na takon të hedhim poshtë këtë regjim.

Sot Shqipëria e opozitarët janë bashkuar nën flamurin e PD-së, nuk do të dorëzohemi. Sepse jemi me të drejtën e të vërtetën. Nuk ka forcë që e ndal popullin të fitojë të drejtat. SPAK-u ka dhjetëra denoncime në tavolinë, qindra faqe dosje, duhet t’i shqyrtojë dhe t’i çojë para drejtësisë fajtorët”, tha Teliti./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne