Ai i cilësoi sulmet e vazhdueshme ndaj anijeve nga Huthët si “të patolerueshme dhe të jashtëligjshme”. “Me dislokimin e sistemit raketor, Sea Viper, Diamond shkatërroi dronin që ishte nisur” drejt luftanijes, tha Shapps. Nuk raportohet për të lënduar apo dëme në anijen Diamond.

Forcat e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë më 12 janar kanë kryer sulmet e para të përbashkëta, që synojnë të reduktojnë aftësitë e Huthëve për të goditur anijet që kalojnë përmes rrugës kyçe në Detin e Kuq. Rebelët kanë thënë se sulmet e tyre ndaj anijeve janë në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës, ku Izraeli po lufton me Hamasin, grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.
Huthët nisën të shënjestronin anijet në Detin e Kuq në nëntorin e vitit të kaluar. Uashingtoni po ashtu ka kryer sulme të njëanshme, por Huthët janë zotuar se do të vazhdojnë sulmet e tyre. Rebelët – që janë pjesë e aleancës së bashkëpunëtorëve të Iranit kundër Izraelit dhe Perëndimit – kanë penguar tregtinë në Detin e Kuq, ku kalon rreth 12 për qind e trafikut detar ndërkombëtar.

Disa kompani të dërgesave të mallrave po shmangin ujërat e Detit të Zi dhe po përdorin rrugë më të gjata dhe më të shtrenjta përreth Kepit të Shpresës së Mirë në Afrikën e Jugut./ REL