Tensionet në Kuvend/ PS kërkon masë disiplinore për dy deputetë të opozitës, Sekretariati mblidhet sot

PS kërkon masë disiplinore për dy deputetë të opozitës, Edi Palokën dhe Petrit Dodës.

Mësohet se Sekretariati i Etikës mblidhet sot në orën 15:30 për vendimin. Grupi parlamentar i PS kërkon masë për Palokën pasi dogji rregulloren, ndërsa për Dodën, për hakërrim dhe fyerjet ndaj Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt.

Kujtojmë se dje seanca plenare u përfshi nga kaosi, ku deputetë të opozitës tentuan të prishnin seancën. Ndërkohë një grup u përplasën me Gardën, duke i hedhur miell./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne