Tensionet në Kuvend, Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë tre deputetët demokratë

Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë tre deputetë demokratë,
Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli janë përjashtuar me 10 ditë nga Kuvendi pas kërkesës së Partisë Socialiste për masë ndëshkimore ndaj tyre.

Sekretariati i Etikës vendosi dënimin e tyre sipas rregullores në fuqi, sepse ndryshimet e reja të rregullores që u miratuan dje hyjnë në fuqi vetëm pas botimit.

Partia Socialiste kërkoi masën ndëshkimore për tre deputetët e opozitës pas seancës së djeshme në Parlament e cila u shoqërua me tensione mes palëve./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne