Shqiperia

Tensionohet seanca, deputeti i PD përplaset me Ramën. Ruçi e përjashton

Deputeti i PD, Endri Hasa ka tentuar të qëllojë me vezë kryeministrin Edi Rama, sa kishte marrë fjalën në foltore, por menjëherë kanë ndërhyrë punonjësit e gardës dhe kanë shmangur përplasjen mes tyre.

“Merreni e nxirreni jashtë”, është dëgjuar Rama, ndërsa kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka vendosur ta përjashtojë menjëherë nga salla dhe më pas ka ndërprerë seancën përkohësisht.