Rusia: Marrëveshja me Turqinë për sistemet S-400 vazhdon rregullisht

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitriy Peskov tha se miratimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shitjen e Sistemeve “Patriot” Turqisë nuk ka lidhje me procesin e shitjes së sistemeve S-400 të Rusisë dhe vazhdojnë punimet për zbatimin e kontratës aktuale (Turqi-Rusi).

Duke tërhequr vëmendjen se procesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’i shitur Turqisë sistemet “Patriot” (sistemi i mbrojtjes antiraketë) nuk është i lidhur me procesin e sistemeve të mbrojtjes antiraketë S-400 të Rusisë, Peskov tha: “Aktualisht jemi duke përmbushur marrëveshjet e bëra me homologët turq. E dini që projekti i S-400 dhe kontrata janë në fazën e zbatimit dhe kjo do të vazhdojë”.

“Nuk ka asnjë arsye pse të mos i besojmë partnerët tanë turq” tha Peskov.

Ditën e martë Departamenti amerikan i Shtetit miratoi shitjen ndaj Turqisë të sistemeve ajrore dhe mbrojtjes ndaj raketave, Patriot me vlerë 3,5 miliardë dollarë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne