Tensionohet situata me studentët, policia nuk lejon zjarret për ngrohje

Policia dhe studentët janë përfshirë në një tension pasi efektivët kanë tentuar të bllokojnë disa fuçi, të cilat u sollën nga studentët  me lëndë drusore për t’u ngrohur.

Studentët në mënyrë individuale morën disa  fuçi dhe dru për t’u  ngrohur, por  policia tentoi t’i pengonte. Kjo nuk është ndaluar dot. Studentët ia dolën që lëndën drusore ta sillnin në rrethin e tyre. Ata kanë marrë edhe ushqim dhe ujë.

Pas përplasjes me studentët,  burime nga Policia e Shtetit thanë se kryeministria është objekt i rëndësisë së veçantë dhe nuk lejohet ndezja e zjarreve përreth godinës.

Ndërkohë jo vetëm për këtë, por sipas tyre djegia e druve shkakton edhe ndotjen e mjedisit. Këto janë disa nga arsyet që jep policia se pse ka tentuar të pengojë futjen e fuçive para godinës së kryeministrisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne