Tensionohet situata, Vasili: Qytetarë, mos i kurseni kriminelët e Rilindjes

Reagime të ashpra vijnë nga LSI, në një situatë kur tensionet duket se po rriten, teksa dita e zgjedhjeve është afër. Ditën e sotme janë dhunuar një eksponent i LSI në Fushë Kurjë me levë në kokë si dhe kryetarja e LSI dhe ajo e LRI në Pukë, nga persona ende të paidentifikuar, por që sipas eksponentëve të LSI, autorët janë persona të PS-së.

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili në një status në rrjetet sociale shkruan: “Delinkuentet e Rilindjes së zhytyr në llumin e krimit dhe të dhunës do ta marrin ndëshkimin e merituar në 25 qershor. Qytetarë, mos i kurseni!” Ndërsa Floida Kerpaci, kandidatja e LSI per Tiranen, shkruan: Rilindja qe Rilindi Dhunen! Kush dhunon Rinine, femijet tuaj, dhunon Shqiperine! Dhune mbi te rinjte dhe grate- Kjo nuk eshte Shqiperia qe une dua! Rilindja me oligarkun, arrogantin e saj ne krye, te heqi dore nga dhuna mbi te rinjte! Te rinjte kane vlera, ideale dhe KURRE PO KURRE nuk do ti nenshtrohen kesaj dhune! Ngjarja e sotme eshte e trishtueshme, e dhimbshme dhe pikerisht kete mendesi kriminale do ta denoje rinia e Shqiperise ne 25 qershor! Romin, ne sot jemi me te bashkuar se kurre, jemi me te forte, jemi te gjithe te rinjte nje ze, per ti dhene fund indiferentizmit, dhunes ndaj ideve, bindjeve dhe perbuzjes ndaj ne te rinjve! Kriminelet qe dhunojne RININE te vendosen perpara DREJTESISE!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne