Tentoi të vrasë myslimanen dhe vajzën e saj 12 vjeçe – Dënohet terroristi nga Britania!

Një ri ka tentuar të vrasë një grua myslimane dhe një vajzë 12 vjeçare si tentim hakmarrje për shkak të sulmeve terroriste.

Paul Moore, 21 vjeç i kishte thënë kushëririt të tij se ai “po i bënë vendit një nder” pasi kishte mësyrë me makinën e tij viktimave në Lecister.

Zaynab Hussein, e cila ishte nga Somali dhe që mbart shami, ishte duke ecur në rrugën Acer Close pasi kishte marrë vajzën e saj nga shkolla kur Moore e goditi me makinën e tij Volkswagen.

Gjykata Nottingahamit ka thënë se ai ka qeshur kur ka parë gruan, kur asaj po i rrjedhte gjaku për ta shtypur përsëri me katër gomat.

Gruaja Muslimane Hussein kishte plagë të rënda e po luftonte me jetën e saj, pasi edhe kishte shumë thyerje. Pastaj ai e kishte goditur edhe vajzën e vogël që kishte edhe ajo shami. Ai i kishte bërë këtë krim në mënyrë të ftohtë dhe për këtë u shpall fajtor për përpjekje për vrasje, dëmtim për vdekje të trupit me qëllim dhe vozitje të rrezikshme.

Ky djal i ri nuk do të shpallet terrorist aspak edhe pse ka shkelur dhe ka tentuar të vras një grua nga Britania, një nënë shembullore, një aktiviste për bamirësi. Këto sulmeve të të bardhëve me motive për të vrarë Muslimanët mbeten në heshtje.

Muslimanet në Perëndim janë duke vuajtur shumë nga sulmet e ndryshme që nga ato verbale e deri tek ato fizike me kanosje për jetë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne