Tentuan të trafikonin drogë drejt Greqisë të veshur si policë, arrestohet pjesa tjetër e grupit

Shkon në tetë numri i të ndaluarve në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurila”, ndërsa në pranga kanë rënë tre persona të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni të finalizuar në muajin nëntor 2019.

NJOFTIMI

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Kurila” të finalizuar në datën 16.11.2019, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si dhe në vijim të veprimeve proceduriale për dokumentimin ligjor të bashkëpunëtorëve të tjerë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve në kërkim:

• R. T., 23 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq (i dënuar më parë për “Vjedhje”).

• M. Z, 34 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë (i dënuar më parë për “Prodhim dhe armëmbajtje pa leje”).

• K. Ç., 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë (i dënuar më parë për “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 14.05.2020, ka caktuar për këta shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, e ngelur në tentativë.

Më datë 16.11.2019, tre shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me pesë shtetasit e tjerë (të arrestuar), tentuan të trafikonin drejt Greqisë 37.5 kg lëndë të dyshuar narkotike kānabis, duke u veshur me veshje të cilat mbanin mbishkrimin “Policia”, për ta pasur më të lehtë kalimin e sasisë së drōgës nëpërmjet kufirit të gjelbër, në fshatin Kurilë, Devoll.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne