Teoria e Vuçiçit: Me sanksionet ndaj Kosovës, që nuk janë aq serioze, po i bëhet presion Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq ka dalë me një teori tjetër. Ai ka thënë se me sanksionet ndaj Kosovës po i bëhet presion Serbisë.

“Prandaj i vunë shqiptarët nën sanksione, të cilat nuk janë aq serioze, dhe me këtë në fakt po shantazhojnë Serbinë, sepse kemi diçka për të humbur”, tha ai.
Gjithashtu, ai tha se muaj dhe javë të vështira po vijnë dhe shton se  qëllimi i komunitetit ndërkombëtar është që ta detyrojë Serbinë, që në një mënyrë apo tjetër, ta njohë pavarësinë e Kosovës./BW

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne