Tërhiqet TV publik, donte të bënte para duke shitur videot e deputetëve

TIRANE-Televizioni Publik Shqiptar është tërhequr nga vendimi skandaloz për dhënien e sinjalit nga Kuvendi me pagesë për televizionet e tjera.

Televizioni Publik Shqiptar bllokoi sinjalin në nisje të seancës  për punimet e Kuvendit duke e monopolizuar, por reagimi i  të gjitha televizioneve dhe opozitës bëri që TVSH të tërhiqet nga vendimi, që cenon të drejtën e publikut për informim.

PD dhe LSI akuzuan kryeministrin Rama për vendimin e TVSH duke e cilësuar si një atentat, ndërsa deklaruan se qeveria po rikthen vitin 1997.

Më pas fjalën në Kuvend e mori kryeministri Rama duke deklaruar se ligji e detyron TVSH që të japë sinjal falas për mediat e tjera.

Rama: Ligji e imponon, TVSH ta japë falas sinjalin
Kryeministri Edi Rama u shpreh se TVSH nuk mund të imponojë logon për TV e tjera, pasi nuk ka ekskuluzivitet për transmetimin e seancës, prandaj duhet ta japë falas.

TVSH nuk ka ekskuzlivitet mbi hapësirën e jetës parlamente. Kuvendi duhet të ketë TV e vetë, shërbimin e vet.

Për të gjithë të interesuarit që ta marrin këtë shërbim. Si në cdo vend normal dhe shtet demokratik, që ky shërbim jepet nga ekrani i Kuvendit është koha që të bëhet edhe në Shqipëri.

Si në cdo vend nuk është nevoja për gjithë këto kamera në Kuvend, këtu mjafton një regji TV e Kuvendit dhe kjo regji u jep akses të gjithë atyre që kanë dëshirë ta transmetojë të plotë të pjesshëm cdo veprimtari të Kuvendi.

Ligji që i imponon TVSH dhënien falas, është thjeshtë një adoptim në kushtet e demokracisë. Kërkesa e TVSH për ta shitur apo dhënien e sinjalit me logon e TVSH faktikisht i takon të shkuarës, pasi asnjë TV qoftë publik apo privat nuk mund të ketë ekskluzivitet.

Kjo është e thjeshtë, mjafton që Kuvendi të marrë nga TV publik përsa kohë i duhet për të ngritur infrastrukturës sa të rrinë gjithë këta operatorë më kamera në krah, sikur e merr ERTV dhe e jep falas” deklaroi Rama.

Pas fjalës së Ramës, Ruci u shpreh se do të marrim parasysh propozimin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne