Tërmet! Ja si ti shpëtoni vdekjes

Tërmetet e fundit në rajonin tonë, në Janinë, në Gjirokastër, përfshirë edhe të që tronditi Italinë qendrore para dy ditësh, kanë rikthyer ankthin te qytetarët.

Ndonëse një fenomen i tillë është i pamundur të parashikohet apo parandalohet, mënyrat se si mund të shmangësh një rrezik të mundshëm ekzistojnë.

Asgjë nuk është e pamundur nëse tregoheni vigjilentë dhe të mbani mend të paktën 10 rregulla të emergjencës.

1 – Informohu

Informohuni mbi klasifikimin sizmik ku ndodhet vendi ku jeton. Duhet të dish se si të ndërtosh një ndërtesë që i reziston lëkundjeve të mëdha sizmike. Përveç kësaj duhet të dish se ku ndodhen rubinetët e gazit, ujit apo qarkut elektrik.

Gjatë një tërmeti mund të pësojnë dëme dhe duhet të dish ku të vendosësh duart.

2 – Mos vendosni objekte të rënda në rafte

Nëse jetoni në një zonë me aktivitet të lartë fizik, është mirë që objekte të rënda të mos i vendosni nëpër rafte, apo dollapë, për shkak se mund të bien gjatë lëkundjeve dhe bëhen mjaft të rrezikshme.

Gjithashtu mobiljet e rënda duhet të fiksohen në mur pasi mund tu bien sipër.

3 – Kutia e ndihmës së shpejtë

Është shumë e rëndësishme të mbani në shtëpi një kuti të ndihmës së shpejtë ku të keni vendosur dhe një elektrik dore, pasi gjatë tërmeteve të fuqishëm ka mungesë të energjisë elektrike. Të gjithë anëtarët e familjes duhet të dinë se ku ndodhen këto objekte.

4 – Qëndroni poshtë dyerve

Kjo është një gjë që dihet, por gjithsesi duhet zbatuar. Gjatë një tërmeti, nëse ndodheni në një vend të mbyllur qëndroni poshtë dyerve dhe mundësisht afër një kolone betoni. Edhe trarët e çative ju mbrojnë nga një shembje e mundshme.

5 – Futuni poshtë tavolinës

Gjatë tërmetit është e rrezikshme të qëndroni pranë objekteve që lëvizin, pasi mund t’iu bien sipër, kështu që mund të futeni dhe poshtë tavolinës.

6 – Mos vraponi drejt shkallëve, apo ashensorit

Në të vërtetë shkallët janë pjesa më e dobët e një ndërtese, por nga frika njerëzit tentojnë të dalin menjëherë nga banesa. Madje edhe ashensori nuk duhet të përdoret pasi bllokohet.

7 – Largohuni nga objektet në ndërtim

Nëse gjatë kohës së tërmetit ndodheni jashtë, mos qëndroni afër objekteve në ndërtim, apo dhe linjave elektrike, pasi mund të bien dhe tu zënë poshtë.

8 – Qëndroni larg liqeneve, plazheve dhe urave

Gjatë tërmetit dhe minutat pas lëkundjeve, largohuni nga brigjet e liqeneve apo plazhet, pasi mund të ketë një rritje të intensitetit të valëve, në atë që zakonisht quhet cunami. Nëse jeni në automjet shmangni qëndrimin në ura apo rrugë të paqëndrueshme.

9 – Mos përdorni telefonin apo makinën

Gjatë rënies të tërmetit. Mundohuni t’i shmangni këto të dyja, për t’i lënë hapësirë emergjencave të lajmërohen dhe të lëvizin.

10 – Mos jini kureshtarë për të parë gjithçka

Qëndroni në çadrat e ngritura nga grupet e emergjencave dhe jo duke u endur vërdallë për të shmangur ndonjë dëmtim të mundshëm. Pra, mos jini kureshtar./ Zeri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress