Tërmeti 5.1 ballë në Bulqizë, MM bën bilancin: 67 banesa kanë pësuar çarje muresh

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti 5.1 ballë në Bulqizë. 67 banesa rezultojnë të dëmtuara në bashkitë Klos, Mat, Bulqizë dhe Dibër.

Njoftimi i MM:

Sot më datë 11.08.2018, ora 17:33, në fshatin Vinjoll të bashkisë Mat, ka pasur një lëkundje tërmeti me Magnitudë = 5,4 shkalla Rihter, dhe Thellësi= 5 km. Lëkundjet e Tërmetit janë ndier në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan. Deri tani nga komunikimi i QKOEC me specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë raportuar këto dëmtime të pjesshme në banesa:

12 banesa te demtuara ne Bashkine Klos kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj.

8 banesa te demtuara ne Bashkine Mat. 

47 banesa te demtuara ne Bashkine Bulqizë, çarje muresh.

Ministria e Mbrojtjes njofton se specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve. 

Specialiastët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne