Tërnava rizgjidhet Myfti i Kosovës

Tërnava do të ushtrojë këtë detyrë edhe në 5 vitet e ardhshme dhe ky është mandati i tij i katërt në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme Trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) zgjodhi Naim Tërnavën për Myfti të Kosovës.

Në një njoftim nga BIK bëhet e ditur se trupi Zgjedhor i Bashkësisë Islame të Kosovës i cili përbëhet nga 60 anëtarë (30 anëtarët e Kuvendit të Bashkësisë Islame të Kosovës, 28 kryetarët e këshillave vendorë, dekani i Fakultetit të Shkencave Islame dhe drejtori i Medresesë Alauddin), ka rizgjedhur Naim Tërnavën për Myfti të Kosovës.

Duke bërë të ditur se kandidatë të propozuar për Myfti ishin Naim Tërnava dhe Reshat Mexhidi, BIK njofton se “Tërnava mori 52 vota ndërsa kundërkandidati Reshat Mexhiti 6 vota, dy vota ishin të pavlefshme”.

Tërnava do të ushtrojë këtë detyrë edhe në 5 vitet e ardhshme dhe ky është mandati i tij i katërt në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Burimi: Koha islame

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress