Burimet siriane kanë njoftuar për luftime të ashpra mes terroristëve të Frontit Nusra dhe të ISIS në pjesën lindore të provincës Hamah.
Agjencia e lajmeve Al-Nashra njoftoi se terroristët e grupit Fronti Nusra dhe të grupit ISIS lanë zhvilluar luftime të ashpra në afërsi të fshatit Al-Masteriha në lindje të Hamah dhe gjatë këtyre luftimeve janë vrarë me dhjetëra pjesëtarë të të dy palëve. Terroristët e ISIS kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të Frontit Nusra dhe tentuan t’i pushtonin rajonet që kontrollonte ky grup terrorist, mirëpo terroristët e Frontit Nusra kanë luftuar me ata dhe si paso janë vrarë dhe plagosur disa terroristë./ PT