Terroristët e YPG/PKK-së sulmojnë Afrinin, 5 civilë të vdekur

Organizata terroriste YPG/PKK e cila vazhdon pushtimin e saj në rajonin Tel Rifat të Sirisë ka vrarë 5 civilë dhe ka plagosur 7 të tjerë në një sulm në qendrën e rajonit Afrin që po feston vitin e dytë të çlirimit nga terroristët nëpërmjet operacionit “Dega e Ullirit”.

Terroristët e YPG/PKK-së vendosën në objektiv civilët në rajonin Afrin, nga rajoni Tel Rifat që duhej ta evakuonin në kuadër të dakordimit të arritur më 22 tetor 2019 mes Turqisë dhe Rusisë.

Si pasojë e sulmit që terroristët ndërmorrën me multiraketahedhëse humbën jetën 5 civilë dhe u plagosën 7 të tjerë, ndërkohë që ka shqetësime se kjo shifër mund të rritet.

Qendra e rajonit Afrin u çlirua nga terroristët e YPG/PKK-së më 18 mars 2018 në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria Kombëtare Siriane (SNA).

YPG/PKK e cila u largua nga Afrini nëpërmjet operacionit “Dega e Ullirit”, vazhdon okupimin e saj në rajonin Tel Rifat në juglindje të rajonit.

Organizata terroriste shpeshherë vendos në objektivin e saj vendbanimet civile në Afrin dhe Azaz që ndodhen në kontrollin e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA).

Terroristët së fundmi më 29 janar vendosën në objektivin e tyre me multiraketahedhës qendrën e rajonit Afrin ku si pasojë plagosën 4 civilë.

Sulmet janë kryer në përvjetorin e dytë të çlirimit të qendrës së Afrinit nga terroristët e YPG/PKK-së./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne