Shqiperia

Terroristi Feto-ist lirohet me urdhër të BE-së: Shqipëria fushëbetejë BE-Turqi

Duket se një letër e mbërritur nga Parlamenti Europian ka bërë që autoritetet shqiptare të binden për të mos ekstraduar drejt Turqisë, Muhammed Yasir Aydoğmuş, për të cilin mediat turke raportuan se ishte një ithar i klerikut Fetullah Gylen. Fotoja më lart u botua nga mediat turke ku tregohet akademiku ne krah te disa mbeshtetesve te organizates FETO. Lapsi.al raportoi që në mëngjes arrestimin e tij në portin e Durrësit për shkak se pasaporta e tij ishte e skaduar. Por gjykata e Durrësit, e ka lënë të lirë në sallën e gjyqit akademikun turk dhe duket se arsyeja e vërtetë e këtij vendimi, është qëndrimi i zyrtares së lartë të parlamentit europian Monica Macoevi. Opinion.al ka publikuar një letër të saj drejtuar autoriteteve shqiptare, që nga sa kuptohet i kanë kërkuar mendim për çështjen. Macovei shprehet qartë kundër ekstradimit.

Letra e plotë
Parlamenti Europian, Bruksel, 13 Tetor 2017
I dashur Zotëri
Faleminderit që e ndatë këtë situatë me ne. Kjo çështje është thuajse gjerësisht e njohur dhe e trajtuar me seriozitet nga parlamenti europian.
Disa OJQ dhe gazetarë na kanë shkruar mbi rastin e akademikut turk, zotit Yasir Aydogmus, rezident në Shqipëri, i cili u ndalua në Shqipëri tri ditë më parë, teksa përpiqej të kalonte kufirin për në Itali së bashku me familjen.
E kuptoj që zoti Aydogmus është tashmë i arrestuar në qytetin e Durrësit në pritje të gjykimit, ndërsa gruaja dhe dy vajzat e tij janë dërguar në Tiranë dhe sipas avokatëve të tij ai do të përballet me ekstradimin e pashmangshëm.
Në autoritetin tim si Kryesuese e Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizimit dhe Asocimit BE- Shqipëri, do të doja të kujtoja si më poshtë:
Ka një konventë europiane mbi çështjet e ekstradimit nga Këshilli i Europës e firmosur nga Shqipëria gjithashtu, në të cilën qartësisht në artikullin 3 thuhet se është e ndaluar të ekstradohen njerëz për arsye politike.
Artikulli 3
Shqipëria është një vend Europian, që ndan të njëjtat vlera si Bashkimi Europian dhe për këtë arsye nuk duhet të lejojë ekstradimin apo dërgimin e një personi në një vend, ku ai mund të bëhet subjekt i torturave dhe trajtimeve çnjerëzore. Është pjesë e rregullave kryesore në kartën europiane e të drejtave të njeriut.
Artikulli 19, pika 1 dhe 2
Nëse argumenti që vjen nga autoritetet shqiptare për këtë vendim, lidhet me faktin që pasaporta e zotit Yasir Aydogmus është pezulluar nga autoritetet turke, kjo nuk përbën një bazë ligjore për ekstradim.
Është thelbësore për Shqipërinë të qëndrojë në pozicionin e saj europian dhe është një moment i rëndësishëm provojë se do të veprojë sipas Kartës Europiane të të drejtave themelore, një praktikë e vendeve anëtare të BE dhe dispozitë e traktateve dhe konventave ndërkombëtare humanitare.
Sinqerisht e juaja
Monica Macoevi

OPINIONE

INTERVISTA