Terroristi i bllokuar në kufirin Turqi-Greqi do të dërgohet në ShBA

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë ka bërë një deklaratë në lidhje me terroristin, ish-pjesëtar i DAESH-it që ka mbetur i izoluar në zonën ndërkufitare mes Turqisë dhe Greqisë.

“Kanë nisur procedurat e nevojshme për dërgimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) të luftëtarit të huaj terrorist pas zotimit të ShBA-së se do ta pranojë atë dhe do të lëshojë dokument udhëtimi për shtetasin e saj”, sqaron komunikata e Ministrisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne