MPJ: Turqia do të vazhdojë mbështetjen për turqit mesketianë

Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se në 75-vjetorin e syrgjynimit të turqve mesketianë (Ahiska), Turqia do të vazhdojë të kontribuojë për unionet e tyre dhe përcjelljet tek brezat e rinj.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme rikujtohet se rreth njëqind mijë turq mesketianë, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar më 14 nëntor 1944, u internuan nga trojet e tyre të stërgjysheve në rajonin e Mesketisë së Gjeorgjisë për në qoshet e largëta të Bashkimit Sovjetik.

Shumë vëllezër dhe motrat humbën jetën në kushte çnjerëzore të syrgjynit dhe ata që mbijetuan luftuan për të mbetur gjallë në mërgim duke u përballur me vështirësi të mëdha.

Sot turqit mesketianë, që janë të shpërndarë në nëntë vende dhe që janë një popullsi prej 500 mijë banorësh, përkujtojnë 75-vjetorin e syrgjynosje në vendet e tjera ku ata jetojnë, përgjithësisht në Gjeorgji.

Në deklaratë shkruhet: “Turqia do të vazhdojë të japë çdo lloj kontributi  për të ndihmuar turqit mesketianë që të ruajnë unitetin e tyre dhe t’ia përcjellin atë gjeneratave të reja në vendet ku ata jetojnë. Ne shpresojmë që procesi i kthimit në atdheun e tyre Mesketi të përfundojë me sukses dhe turqit mesketianë të vazhdojnë një jetë të qetë dhe në paqe në atdheun e tyre, si dhe në vendet ku ata jetojnë tani. Në 75-vjetorin e internimit, ne ndiejmë pikëllimin e thellë të turqve mesketianë, kujtojmë me respekt kujtimet e shtrenjta të vëllezërve dhe motrave tona që humbën jetën gjatë syrgjynit dhe kërkojmë mëshirën e Allahut mbi ta.”/trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne