Erdogan pas vizitës në Amerikë: Turqia nuk do të heqë dorë nga sistemet S-400

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump bën një përpjekje të sinqertë për të zgjidhur problemet ndërmjet Turqisë dhe Amerikës në bazë të respektit dhe interesit reciprok.

Presidenti Erdoan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion gjatë kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tha se qarqet që ndodhen përreth Trumpit përpiqen për prishjen e marrëdhënieve tona.

Ai u shpreh edhe në lidhje me nevojën e Turqisë për sistemet e mbrojtjes ajrore.

“Ne thamë se mund të blejmë edhe Patriotët (sistemet amerikane). Ndërkohë që bëjmë këtë, propozimin për heqjen plotësisht të sistemeve S-400 (që blihen nga Rusia) e shohim si një rezervim të të drejtave tona sovrane. Nuk mund të lëmë sistemet S-400 dhe ti drejtohemi plotësisht Patriotëve. Thamë ’Le të blejmë edhe Patriotët, por do të blejmë edhe S-400’”, u shpreh Erdoan.

Kurse në lidhje me prodhimin e përbashkët dhe dorëzimin Turqisë, Erdoan tha: “Ne bëmë caktimin e detyrës dhe kërkojmë atë që të arrihet rezultat pozitiv në fund. Qasjen e Trumpit e pashë pozitive dhe konstruktive”.

Kreu i qeverisë u prononcua edhe në lidhje me marrëdhëniet me SHBA-në.

“Rruga e drejtë për të kapërcyer divergjencat është dialogu i bazuar në njohuri. Ne do të vazhdojmë pa ndërprerje punimet tona në këtë fushë”, tha Erdoan.

Ai u shpreh edhe për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste gyleniste (FETO).

“Vazhdojnë dhe do të vazhdojnë ende bisedimet ndërmjet ministrive tona të drejtësisë. Do ti ndjekim pa u trembur dhe pa u lodhur. Ne i shpërndamë të gjithë senatorëve një libër me detaje në lidhje me ato që bëri FETO. Menjëherë pasi të kthemi do ti dërgojmë atyre tërë setin e librit”, u shpreh Presidenti Erdoan.

Kurse në lidhje me çështjen e Armenisë dhe ngjarjeve të vitit 1915, Erdoan tha: “Unë informova me detaje edhe të nderuarin Trump, edhe senatorët me të cilët u takuam në Shtëpinë e Bardhë dhe u bëra të ditur atyre se politizimi i çështjeve historike është një gabim i madh”.  /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne