Izraeli në kulmin e luftës me grupet e rezistencës palestineze në Rripin e Gazës

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij është në kulmin e luftës me grupet e rezistencës palestineze në Rripin e bllokuar të Gazës.

Sipas komunikatës me shkrim të lëshuar nga Kryeministria e Izraelit, Kryeministri Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes, Naftali Bennett në qytetin Birussebi (Beer Seva) zhvilluan një mbledhje të sigurisë me zyrtarët ushtarakë të Komandës së Rajonit Jugor.

Në prononcimin e tij të bërë pas takimit Netanyahu tha se “Liderët e terroristëve e dinë që ne mund t’i marrim në objektiv ata, dhe kushdo që na sulmon vërtet do të jetë në shënjestër”.

Netanyahu pretendoi se nuk dëshiron të përshkallëzojë tensionimin në rajon, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne jemi në kulmin e luftës me grupet në Gazë. Në këtë luftë u arrit një sukses i madh, i cili do të rrisë fuqinë parandaluese të Izraelit”.

Sipas lajmit të Korporatës së Transmetimeve Publike në Izrael (KAN) ministri i Mbrojtjes Bennett në prononcimin e tij të bërë pas mbledhjes pretendoi se Izraeli arriti suksese të rëndësishme dhe parandaluese, ndërsa theksoi se “ende ndodhen në fillim të rrugës”.

Korporata e Transmetimeve Publike në Izrael në lajmin e saj bën të ditur se si pasojë e raketave të hedhura nga grupet e rezistencës palestineze nga Rripi i Gazës në territoret e Izraelit, deri më tani janë plagosur 64 qytetarë izraelitë.

Ndërkohë që vazhdon tensionimi në rajon, në sulmet e Izraelit ndaj Gazës janë vrarë 32 palestinezë, ndërsa u plagosën 100 të tjerë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne