Zgjedhjet në Kosovë, NISMA hyn në Kuvend, ndryshon rezultati pas vendimit të Gjykatës Supreme

Gjykata Supreme e Kosovës ka marr vendimin që votat e ardhura nga Serbia të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Kështu me vendim të Supremes janë refuzuar ankesat e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe disa të tjera të cilët u ankuan ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e cila anuloi votat e Serbisë.

Supremja ka konstatuar se ankesa e Nenad Rashiqit ka qenë e pasafatshme dhe si e tillë nuk është trajtuar.

“Gjykata Supreme, brenda afatit ligjor ka shqyrtuar dhe vendosur në lidhje me gjitha ankesat e pranuara nga deputet të subjekteve politike. Gjykata Supreme ka pranuar shtatë ankesa të deputetëve nga subjekte të ndryshme politike. Pas shqyrtimit nga ana e Kolegjit, Vendimet janë si në vijim:

Ankesa nga deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është REFUZUAR, ankesa nga deputetë të Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP) është REFUZUAR, ankesa nga deputetë të Partisë Liberale Egjiptiane (PLE) është REFUZUAR, dy ankesa nga deputetë të Lëvizja Vetëvendosje-së (LVV) janë REFUZUAR, ankesa nga deputetë të Partisë Demokratike të Ashkalinjëve (PDA) është REFUZUAR dhe ankesa nga deputetë të Progresivna Demokratska Stranka (PDS) është HEDHUR POSHTË SI E PA-LEJUAR”, thuhet në njoftimin e Supremes.

Ky është lajm i mirë për Nisma’n Socialdemokrate e cila që nga fillimi ka konstatuar se ato vota janë të paligjshme dhe të kontrabanduara dhe se e njëjta ka fituar gjashtë mandate.

Tani me rezultatin aktual, Nisma është pjesë e Kuvendit, por për këtë do të vendoset përfundimisht pas rinumërimit të rreth 1500 vendvotimeve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne