Ruhani: Palestina dhe Kodsi i shenjtë, janë çështje më të rëndësishme të botës islame

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi dhe Palestina dhe Kodsi i shenjtë janë çështje më të rëndësishme të botës islame dhe shtoi se opinioni publik i botës islame nuk do t’i lejojnë armiqtë që të harrohet çështja e Palestinës dhe e Kodsit të shenjtë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e enjte në ceremoninë e hapjes së konferencës së 33-të ndërkombëtare të unitetit islam në Teheran vuri në dukje dështimin e politikave të Amerikës dhe regjimit sionist nën hijen e zgjimit dhe vigjilencës së botës islame dhe tha: “Vrasja e popullit të Afganistani, vrasja e popullit të Irakut dhe popullit të shtypur të Jemenit dhe krijimi i mosmarrëveshjeve në vendet islame, janë rezultat i komploteve djallëzore të Amerikës në rajon”.

Ruhani duke theksuar se Palestina duhet të çlirohet nga vetë palestinezët dhe myslimanët heronj të po këtij rajoni, shtoi: “Gjeneratat e të rinjve duhet të perceptojnë se Amerika nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë mike e popujve të rajonit dhe të myslimanëve, prandaj zgjidhja e problemeve të rajonit duhet të bëhet nga vetë popujt e këtij rajoni”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke shprehur keqardhje për kompromisin e disa vendeve islame me regjimin sionist dhe shfrytëzimin e kushteve inteligjente të këtij regjimi kundër popujve myslimanë dhe kundër Frontit të Rezistencës, theksoi: “Republika Islamike e Iranit ndodhet në vijën e parë të përballjes me regjimin sionist dhe Amerikën në mbrojtje ndaj popullit të Palestinës”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në këtë konferencë gjithashtu ka ekspozuar edhe 12 tituj të librave të përzgjedhura nga Asambleja Botërore për Afrimin e Medhhebeve Islame në Iran.

Vlen të theksohet se konferenca e 33-të ndërkombëtare për unitetin islam ka filluar punimet sot (të enjten) në Teheran me moton “Uniteti i Umetit Islam në mbrojtje ndaj Xhamisë Al Aksa” dhe me pjesëmarrjen e 400 mendimtarëve dhe personaliteteve politike, universitare dhe kulturore nga 90 vende të botës në Teheran./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne