Vendimi i VKM për Kopshtin Botanik, Boçi: Kryeministria dhe Bashkia Tiranë kryen grabitje

Ish-deputeti i PD, Luciano Boçi, me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar në lidhje me vendimin e Këshillit të Ministrave për Kopshtin Botanik.

Boçi vlerëson se ajo që po ndodh me Kopshtin Botanik është një grabitje e pastër qeveritare.

Postimi i Luciano Boçit:

GRABITJE E DREJTË

E tillë është konsideruar grabitja që i bënë Kopshtit Botanik, Bashkia e Tiranës dhe Kryeministria.

Gjykata Administrative nuk ka pranuar padinë e Rektoratit dhe Dekanatit ndaj VKM-së 510.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe!

Grabitjet, vjedhjet, mashtrimet kanë kohë që në Shqipëri janë ligjëruar.

I gjen kudo me VKM, me ligje speciale, emërime me shumicë votash….

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse vendimi ishte marrë nga ekzekutori i drejtësisë, vetë kryeministri dhe dukej si përrallë shfuqizimi.

Nga ai që ka kapur institucionet e Drejtësisë, po rrëmben Gjykatën Kushtetetuese dhe që kjo administrativja i duket si zbavitje.

Pas kësaj Bashkia Tiranë nuk do merret vetëm me punë botore por dhe me punë shkencore…

Rroftë liria akademike e Bashkisë!/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne