Turqia pret që Gjermani të sillet në përputhje me frymën e aleancës

Duke iu referuar zërave kundër që janë ngritur në Gjermani në lidhje me operacionin antiterrorist «Burimi i Paqes», që Turqia ka nisur në veri të Sirisë kundër organizatës separatiste terroriste YPG/PKK dhe DAESH, ambasadori Aydin tha:

Ne presim nga Gjermania që këtë çështje ta trajtojë në përputhje me frymën e aleancës. Ne i vlerësojmë opinionet e shëndosha të politikanëve gjermanë për këtë çështje”.

Pasi rikujtoi projektet e filluara me Gjermaninë për shitjen e armëve dhe municioneve dhe në disa çështje të tjera, ambasadori Aydin tha:

“Përpjekja për ti parandaluar ose anuluar këto projekte nuk përputhet me aleancën. Këto qëndrime e dobësojnë edhe më shumë besimin. Në një të ardhme afatgjatë kjo mund të ndikojë edhe mbrojtjen e vetë Gjermanisë. Turqia kontribuon edhe në sigurinë e Evropës Jugore. Dhënia e mbështetjes është një diçka që e kërkon aleanca”.

Në reportazhin për AA-në Aydin foli edhe për terroristët e huaj që do të dërgohen nga Turqia në Gjermani. “Në lidhje me këtë çështje vazhdojnë veprimet informuese mes dy vendeve dhe Ministritë e Punëve të Brendshme dhe shërbimet informative po punojnë reciprokisht”, shtoi ambasadori i Turqisë në Berlin, Ali Kemal Aydin./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne